Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një festival kombëtar të mbarështuesve të deleve rreth manastirit Petropavllovsk, inkurajon prodhimin vendas

Foto: saborbg.com

Me moto “Ushqimet bullgare prej lëndëve bullgare”, edicioni i tetë i festivalit Kombëtar të mbarështuesve të deleve mbledh nga data 10 deri më 12 maj, rreth manastirit Petropavllovsk /në afërsi të qytetit Veliko Tërnovo, Bullgari Qendrore/ mbi 200 ekspozues nga i gjithë vendi. Mes tyre janë fermerë, prodhues të produkteve të mishit dhe të qumështit, firma që tregtojnë me teknikë bujqësore, pajisje dhe foragjere,  prodhues të ushqimeve natyrale. Në vazhdim të 3 ditëve do të ketë dhe një ekspozitë artizanale, ngjarje të lidhura me gatimin e ushqimeve, mish në hell. Fermerët bullgarë, të cilët prodhojnë vetë qumështin e deleve dhe të dhive, do ta prezantojnë dhe to ta shesin produktin e vet.

Për hapjen zyrtare të festivalit më 10 maj do të ekzekutojë orkestra “101 kaba gajde”, kurse natën tjetër, pas valleve popullore dhe haresë, vizituesit mund të shikojnë ritualet mistike të nestinareve/ gra të cilat vallëzojnë mbi prush/. Ditën e shtunë në festival do të përfshihet shkolla “Baga-Tur” me tre spektakle atraktive, kështu edhe një vatër kulture udhëtuese “Vatra e babait” me biseda për historinë bullgare, me lojëra të kaçakëve dhe gara edukative për fëmijët. Në forumin e madh, i cili gërsheton aspektin ekonomik të mbarështimit të deleve me atë kulturor, me traditat, folklorin dhe zanatt do të përfshihen dhe përfaqësues  të organizatave të këtij sektori prej 17 shteteve nga Evropa dhe Azia.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kisha bullgare "Shën Gjergji Fitimtar" në Edrene feston 20 vjet nga restaurimi i saj

E ndërtuar në vetëm pak muaj nga komuniteti bullgar në Edrene, kisha “Shën Gjergji Fitimtar” vazhdon të ruajë frymën ortodokse bullgare për 144 vjet. Me lejen e Sulltan Abdul Hamidit II dhe me bashkëpunimin e valiut të Edrenesë Reuf..

botuar më 24-05-06 6.20.PD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti Rumen Radev uroi bullgarët për Ngjalljen e Krishtit

“Uroj shëndet, paqe dhe dashuri në çdo shtëpi bullgare! Le të na mbushë zemrat dhe mendimet drita dhe gëzimi i festës më të madhe të krishterë dhe të forcojë mirëkuptimin dhe tolerancën e ndërsjellë në shoqërinë tonë”, ka shkruar Presidenti në..

botuar më 24-05-05 10.35.PD

Të krishterët ortodoksë festojnë Ngjalljen e Krishtit

Në mesnatë përballë Katedrales Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” kryetari i përkohshëm i Sinodit të Shenjtë – Mitropoliti i Vracës Grigorij, shpalli Ngjalljen e Krishtit dhe i dha një bekim popullit bullgar. "Krishti u ringjall! Duke e..

botuar më 24-05-05 9.33.PD