Vampirët në këngët popullore bullgare

Para 5 vjetëve një temë interesante dhe e pastudiuar deri në këtë moment e provokoi Radosllav Gizginxhievin  të studiojë materialet etnografike, shembujt folklorik dhe arkivat e këngëve popullore bullgare dhe 2 vjet më vonë të shkruajë punën e tij të diplomës “Vampiri në këngën popullore”.

Jo pas shumë kohe dolën në dritë dhe dy librat e tij, të cilat e prekën këtë temë. “Vampiri: nëpër gjurmët e Hijes” përmban shkrime të dokumentuara dhe fakte interesante, të cilat autori i ka zbuluar për botën e përtejme dhe besimet e bullgarëve. “Vampiri: midis Hijes dhe Dritës” është një roman artistik në të cilin Radosllav Gizginxhiev interpreton idetë e besimeve të vjetra popullore. Ai ka studiuar rreth 10 këngë, por nënvizon se një këngë ka variante të shumta dhe në regjione të ndryshme është kënduar në mënyra të ndryshme, ka ndryshime dhe në subjekte. Nuk ka datim të saktë të këngëve, por mbase janë të vjetra, akoma nga periudha përpara Çlirimit - viti 1878.

Foto: Ivan Mitrev“Pamja e vampirëve në këngët popullore është shumë më e ndryshme nga legjendat dhe përrallat. Bullgarët e vjetër kanë besuar se vampiri është demon, me një pamje frikësuese, por ai as ka pasur dhëmbë prej vampiri, as ka pirë gjak. Në këngën popullore takojmë një pamje konkrete - thotë Radosllav Gizginxhiev. Pamja është e një burri, ky është një i vdekur i ardhur, i cili kërkon të dashurën e tij, kurse nga këngët bëhet e qartë se ai i merr fuqitë dhe forcat jetike të gruas, për shkak të së cilës është kthyer, sepse nuk mundet të vazhdojë në botën tjetër pa të. Por, më interesantja është se gruaja nuk ka asgjë kundër këtij kontakti. Ajo e qeras me ushqim, i jep për të pirë. Në këngë të tjera vullnetarisht niset pas “hijes”. Pikërisht kjo e provokoi studimin tim, sepse pas pamjes së vampirit në fakt fshihet diçka shumë romantike si temë-sesi dashuria duhet të vazhdojë dhe përtej, dhe kjo me çdo kusht.”

Vampir, sipas këngëve popullore, bëhet i vdekuri, i cili është i varrosur në mënyrë jo të rregullt, njeriu i cili nuk ka jetuar në bazë të rregullave të shoqërisë së atëhershme, njeri i cili e ka vrarë veten ose ka vrarë ndonjë tjetër, i cili ka jetuar në bazë të një mënyre mëkatare, të pabesë, bile dhe nga një fe tjetër. Në studimet e tij Radosllav Gizginxhiev përmend dhe një profesion interesant-vampirxhi.

Ai është fare real dhe ka qenë jashtëzakonisht i njohur nëpër trojet bullgare. Fshatra të tëra kanë mbledhur para, ku flasim për shuma mjaft serioze, që t’i paguajnë vampirxhiut që të gjegjë vampirin dhe ta çarmatos, ta çfuqizojë përmes ikonave, bimëve, shpimit dhe hapje të varrit të tij - shpjegon Radosllav. Kur ka ndodhur diçka jo e drejtë në fshat, qoftë breshër, probleme me kafshët, ose ndonjë sëmundje mes njerëzve, për këto e kanë akuzuar vampirin.”

Çfarë rituale kanë bërë bullgarët e vjetër për t’u mbrojtur nga vampirët?

Ato kanë qenë të shumta. Pothuajse 80% nga ritet e sotme të varrimit janë kundër vampirëve. Njerëzit kanë besuar se çdo një mosrespektim i ndonjë tradite për vdekje ka çuar drejt shfaqjes së vampirit-në qoftë se nuk ndizet qiri, mbi trupin e të vdekurit kalon hije, ose e kalon macja - shënon Radosllav Gizginxhiev dhe shton: Shumë njerëznuk e dinë se kemi këngë të shumta popullore për vampirët. Por, unë gjeta një kuptim më të thellë në këtë pamje. Këngët zbulojnë temën për dashurinë dhe vdekjen. Bullgarët kanë besuar, se vdekja është vazhdimi i  jetës, por njëfarë pjese nga njeriu nuk ka dashur ta lëshoj të dashurin dhe e ka trilluar këtë demon, që të mund ai, si një hije të kthehet dhe t’i pijë forcën jetike gruas. Dhe atëherë ajo ka filluar të tretet dhe më në fund të vdes. Kur dashuria dhe vdekja takohen, mbase vjen përjetësia.

Nga data 25 prill Radosllav Gizginxhiev filloi prezantimin e dy librave të tij në të gjithë Bullgarinë. Datat dhe qytetet mund t’i gjeni në faqen e tij në Facebook.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Ansambli “Goce Dellçev” nga qyteti Sofja dhe Ansambli vokal “Ezerec” nga qyteti Bllagoevgrad në një skenë të përbashkët

Folklori krijon miqësira

Më 11 maj në lidhje me Ditën e apostujve të Shenjtë Kirill dhe Metodij në galerinë e Arteve të qytetit të Sofjes do të zhvillohet koncerti me titull “Arti krijon miqësira” i korit popullor pranë Ansamblit “Goce Dellçev” në qytetin e Sofjes me dirigjent..

botuar më 19-05-10 1.51.MD

Dobrin Dobrev: Ai që ka lindur në Dobruxha, ose ka jetuar nën yjet e saj, është si i magjepsur

Më shumë se 10 vjet këngëtari popullor Dobrin Dobrev jeton në Qipro. Ai është menaxher i një zyre informative, e cila merret me përkthime dhe legalizime dokumentesh, si dhe me organizimin e ngjarjeve kulturore. Bashkë me Ambasadën e Republikës së..

botuar më 19-05-08 12.13.MD

Verka Siderova: “Jam e lumtur se isha një pjesë nga brezi i artë i këngëtarëve popullorë!”

Zërin e saj të ngrohtë dhe të bukur e lidhim me interpretimet e shkëlqyera të këngëve “A je tulipan, apo je zymbyl”, “Vite, vite”, “Ka dalë hënëza”... të ruajtur në qindra incizime nuk pushon të emocionojë  dhe të fitojë adhurues të rinj , pavarësisht se..

botuar më 19-04-26 10.35.PD