Fondacioni bullgar “Biodiversiteti” punoi një hartën e re interaktive “Itinerare më këmbë dhe me biçikletë në rajonin e Osogovos”. Ajo mund të përdoret online. Sipas autorëve mali kufitar Osogovo (midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut) është i përshtatshëm për forma të ndryshme të turizmit /më këmbë, me biçikleta malore e të tjera/. Qëllimi i kësaj harte është që të popullarizojë turizmin malor në Osogovo dhe të mbledh në një vend të gjitha itineraret e njohura aty.
Janë paraqitur 34 shtiqje të përshtatshme për treking (me këmbë) dhe 20 për çiklizëm, ku disa prej tyre kalojnë në malin më të afërt – Vllahina. Është përfshirë dhe një pjesë prej rrethit turistik evropian me biçikleta “Rruga e perdes së hekurt”, që kalon përmes malit Kraishte, qytetit Kjustendill dhe shumë afër Osogovos. Itineraret përfshijnë të gjitha vendet interesante në rajon. Çdo një prej tyre ka përshkrim, të dhëna GPS me lartësinë e treguar dhe fotografi.
Nga 15 maj nis zyrtarisht fushata “Shtëpia më e Mirë Malore e Vitit”. Në këtë aktivitet do të shpallen shtëpizat dhe strehimoret e nominuara në programin e konkurrimit dhe ato të propozuara për mbështetje financiare dhe përmirësime të infrastrukturës...
Turizmi i tepërt i shkaktuar nga bumi i paprecedentë i udhëtimeve pas përfundimit të epidemisë bëri që njerëzit të kërkojnë një alternativë të nocioneve të pranuara gjerësisht të pushimeve. Sidomos ndër brezat e rinj, ka një ngopje të ekskursioneve..
Mijëra njerëz do të mblidhen sot në burim në zonën malore të Dambalësë mbi Momçillgrad . Të gjithë besojnë se gjatë kësaj nate uji që buron nga shkëmbinjtë bëhet shërues dhe shëron sëmundje të ndryshme. Mrekullia ndodh pikërisht me fillimin e 6..