Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një hartë interaktive online prezanton itineraret e ndryshme në malin Osogovo

Foto: bbf.biodiversity.bg

Fondacioni bullgar “Biodiversiteti” punoi një hartën e re interaktive “Itinerare më këmbë dhe me biçikletë në rajonin e Osogovos”. Ajo mund të përdoret online. Sipas autorëve  mali kufitar Osogovo (midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut) është i përshtatshëm për forma të ndryshme të turizmit /më këmbë, me biçikleta malore e të tjera/. Qëllimi i kësaj harte është që të popullarizojë turizmin malor në Osogovo dhe të mbledh në një vend të gjitha itineraret e njohura aty.

Janë paraqitur 34 shtiqje të përshtatshme për treking (me këmbë) dhe 20 për çiklizëm, ku disa prej tyre kalojnë në malin më të afërt – Vllahina. Është përfshirë dhe një pjesë prej rrethit turistik evropian me biçikleta “Rruga e perdes së hekurt”, që kalon përmes malit Kraishte, qytetit Kjustendill dhe shumë afër Osogovos. Itineraret përfshijnë të gjitha vendet interesante në rajon. Çdo një prej tyre  ka përshkrim, të dhëna GPS me lartësinë e treguar dhe fotografi.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Bullgaria është brutalisht e lezetshme" - shihni këta shembuj unikë të arkitekturës sonë të vrazhdë

Godinat e ndërtuara gjatë periudhës socialiste padyshim që formojnë një pjesë të madhe të gjeneratave në Bullgari, thonë entuziastët e projektit digjital “Bullgaria në pëllëmbë të dorës”, i cili e prezanton vendin tonë në mënyrë jo standarde përmes..

botuar më 24-03-17 8.25.PD

Vendpushimet tona janë në dhjetëshen e parë të turistëve gjermanë

Bullgaria është në vendin e 8-të në regjistrimet e hershme për pushimet verore të gjermanëve në vitin 2024. Pas pandemisë së koronavirusit, pati një ulje të numrit të turistëve gjermanë në pushimoret tona. Tani, megjithatë, gjermanët kanë filluar të..

botuar më 24-03-17 7.05.PD
Skulptura shkëmbore „Koka“ në shenjtëroren trake Gradishteto

Fytyra njerëzore, breshka shkëmbi, altarë dhe vrima për zvarritje – rajoni "Gradishteto" ruan sekrete mijëravjeçare

Zona “Gradishteto” në Rodopet Perëndimore është e mbushur me silueta shkëmbore kafshësh, formimi i të cilave u përsos nga dora e njeriut afro 7 mijë vjet më parë. Në ditët e sotme këto skulptura misterioze janë të aksesueshme falë një rruge..

botuar më 24-03-10 10.35.PD