Komisioni Atletik i shtetit të Kalifornisë ndëshkoi boksierin Kubrat Pulev. Komisioni shpalli vendimin e vet pas skandalit me reporteren amerikane të puthur nga Pulevi Jennifer Ravalo, e njohur si Jenny SuShe, pas ndeshjes së bullgarit kundër rumunit Bogdan Dinu në Kaliforni gjatë muajit mars të këtij viti. Komisioni ndërpreu licencën e Pulevit në Amerikën Veriore deri në 23 shtator – 6 muaj pas datës së puthjes. Deri atëherë boksieri duhet të përfundojë një kurs për abuzimet seksuale. Përveç kësaj boksieri bullgar duhet të paguajë 2500 dollarë amerikanë. Më 22 korrik Pulev duhet të paraqitet përsëri para Komisionit dhe të prezantojë prova se e ka mbaruar kursin. Që atëherë ai mund të aplikojë për rimëkëmbjen e të drejtave të tij.
Këtë fundjavë Kubrat Pulev fitoi titullin ndërkombëtar të Shoqatës Botërore të Boksit në kategorinë e rëndë pasi mposhti ukrainasin Ihor Shevadzutsky me vendim unanim. Para mbi 8000 shikuesve në Arena Sofja, Pulev mposhti kundërshtarin e tij në..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në finale në turneun “Masters” në Miami të SHBA-ve. Kjo ndodhi pas një beteje dramatike që zgjati 2 orë e 39 minuta kundër kampionit olimpik dhe numrit 5 të botës Alexander Zverev, e cila..
Grigor Dimitrov u kualifikua në gjysmëfinale të Turneut Masters 1000 në Miami. Bullgari mundi me 6:2, 6:4 numrin 1 në skemë dhe numrin 2 në renditjen botërore Karllos Alkaras nga Spanja. Kështu, Dimitrov do të luajë për herë të parë në gjysmëfinale në..
Katër medalje fituan gjimnastet individuale bullgarë në finalet e kombinimeve me veglat e veçanta të Kupës së parë evropiane të gjimnastikës..
Iniciativa Wings for Life World Run është një ngjarje globale që do të mbahet njëkohësisht në të gjithë botën më 5 maj dhe do të fillojë në orën..