Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arkitektë prej 6 vendeve janë në konkurrencë për rinovimin e sheshit “Shën e Diela” në Sofje

Foto: svetanedelya.com

14 janë ofertat e dhëna të ekipeve arkitekturore nga Bullgaria, Italia, Franca, Rumania, Rusia dhe Turqia në konkursin ndërkombëtar për rinovimin e sheshit “Shën e Diela” në qendrën historike në Sofje. Më të shumta janë projektet konceptuare të ekipeve bullgare dhe italiane. Në etapën e parë ekipet arkitekturore prezantuan përvojën e tyre profesionale. Më 21 qershor një juri do të zgjedhë 7 koncepte dhe do të ftojë autorët e tyre të zhvillojnë projekte më të plota. Bashkia e kryeqytetit do të ftojë fituesin që të realizojë projektin e dalluar. Detyra është ruajtja e karakterit historik të hapësirës, krijimi i lidhjes midis zonave të këmbësorëve, dizajnit bashkëkohor urban, mjedisit të arritshëm si dhe  përshtatshmërisë ekonomike.






Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parakalimi sindikal me rastin e Ditës së Punës

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës - 1 Majit, Konfederata e Punës “Podkrepa” organizon parakalimin e saj tradicional festiv në Sofje. Marshimi nis nga sheshi "Shën e Diela" i kryeqytetit për në muzeun "Toka dhe njerëzit", ku parashikohet një..

botuar më 24-05-01 11.26.PD

Parashikimi i motit për 1 majin

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 9°. Pas mesnate, reshjet në të gjithë vendin do të zvogëlohen dhe do të ndalen. Pasdite do të ketë sërish reshje shiu në vendet malore. Temperaturat maksimale do të..

botuar më 24-04-30 7.40.MD

Parlamenti ndaloi reklamimin e lojërave të fatit në media

Pa debat dhe unanimisht, deputetët miratuan ndryshimet në Ligjin për Lojërat e Fatit, duke ndaluar reklamimin e lojërave të fatit në media. Përjashtim bëhet vetëm për transmetimin e tirazheve të totalizatorit shtetëror sportiv bullgar pranë Ministrisë..

botuar më 24-04-30 6.28.MD