Kryeministri Bojko Borisov dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një bisedë telefonike kanë shqyrtuar diversifikimin e furnizimeve të gazit, përmes projektit për qendrën shpërndarëse të gazit “Ballkan”. Borisovi ka vënë në dukje se ai do t'i bashkojë furnizimet prej disa drejtimeve. Me një rëndësi kyçe është dhe realizimi i projekteve për interkonektor midis Bullgarisë dhe Serbisë dhe zgjerimi i tubacionit nga kufiri turko-bullgar deri tek kufiri bullgaro-serb. Kjo do të garantojë sigurinë energjetike për vendet tona, ka thënë kryeministri. Vuçiç ka falënderuar për letrën në përkrahje të perspektivës evropiane të Serbisë, të cilën Bullgaria, Rumania dhe Greqia ia kanë dërguar Kancelarsë së Gjermanisë dhe Presidentit të Francës.
Po krijohet një Këshill për Koordinimin e Politikave për Bullgarët Jashtë Shtetit. Ky do të jetë një organ i përhershëm këshillimor i Këshillit të Ministrave, vendosi parlamenti në lexim të dytë me ndryshimet në ligjin për bullgarët që jetojnë..
Eurodeputetët kanë frikë nga ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e ardhshme të 9 qershorit, si dhe nga pronat e autoriteteve ruse në Bullgari. Kjo shënohet në një projekt-rezolutë të Partisë Popullore Evropiane për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e ardhshme..
Bullgaria vazhdon të vuajë nga problemet me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2023. Sipas dokumentit, ka raporte të besueshme për tortura dhe trajtim mizor të qytetarëve nga autoritetet..
Me votat e GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Kuvendi hodhi poshtë kërkesën për debat për raportin e komisionit..
Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në mëngjes do të jetë me diell. Mesditës mbi Bullgarinë..
Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do..