Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Inflacioni në Bullgari arriti 3.7 për qind gjatë muajit prill

Foto: BGNES

Gjatë prillit të vitit 2019 çmimet në Bullgari u rritën për të katërtin muaj me radhëqë nga fillimi i vitit, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Inflacioni mesatar vjetor për periudhën maj 2018 – prill 2019 rritet me 3.3 për qind në krahasim me periudhën maj 2017 – prill 2018.

Gjatë prillit çmimet e produkteve ushqimore dhe të pijeve freskuese në Bullgari janë rritur me 1.1 për qind në krahasim me muajin e kaluar, ndërsa ato të produkteve të duhanit dhe të shëndetësisë janë mbetur në nivelin e muajit të kaluar. Me 6.9 për qind janë rritur çmimet e veshjeve dhe të këpucëve për konsumatorin bullgar.

Çmimet e banesave, ujit, energjisë elektrike, gazit dhe lëndëve të tjera shënojnë ulje prej 0.2 për qind në krahasim me marsin, derisa vlera e shërbimeve të transportit rritet me 1.6 për qind në krahasim me muajin e kaluar.

Të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave janë shenja e radhës e forcimit të presionit të inflacionit gjatë muajve të parë të vitit të tanishëm pas dobësisë së konstatuar në fund të 2018-ës.

Pritet rritje e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve për shtetasit bullgarë dhe pas aplikimit të toll taksave në vend, që do të fillojë me një periudhë tremujore falas nga data 16 gusht. Në të vërtetë fillimi i shfrytëzimit të toll sistemit do të shtrenjtojë një pjesë prej mallrave, por jo kaq shumë siç janë parashikimet e disa ekspertëve dhe organizatave, komentoi Ministri i Transportit Rosen Zheljazkov. Ai sqaroi se taksat e mëdha do t’u përkasin kamionëve shumë të rënda, me të cilët nuk transportohen mallra ushqimore,“domethënë do të ketë ndikim, por jo kaq apokaliptik, siç prognozojnë disa prej ekspertëve”.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Radev

Sektori bankar i Bullgarisë tashmë është pjesë e mekanizmave të eurozonës

Për anëtarësimin e Bullgarisë në eurozonë, pyetja nuk është nëse, por kur. Një mendim të tillë e shprehu guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare /BNB/, Dimitër Radev, në konferencën në Sofje "Rruga evropiane e Bullgarisë - anëtarësimi në eurozonë:..

botuar më 24-03-15 5.28.MD

Parlamenti i dha dritën jeshile një projekti bërthamor me teknologji amerikane

Me 149 vota "pro", 50 "kundër" dhe tre abstenime, parlamenti ratifikoi në lexim të parë Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe SHBA-së për bashkëpunimin për projektin e ndërtimit të një kapaciteti bërthamor në sheshin e Centralit Atomik Elektrik..

botuar më 24-03-14 3.33.MD

Inflacioni po ngadalësohet

Inflacioni mujor për muajin shkurt, sipas Indeksit të Çmimeve të Konsumit, ka qenë 0.3%, raportoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Inflacioni mesatar vjetor për periudhën mars 2023 - shkurt 2024 krahasuar me periudhën mars 2022 - shkurt 2023 është..

botuar më 24-03-14 3.01.MD