Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bashkëpunimi për zhvillim – themeli i politikës së jashtme të Bullgarisë

Foto: youtube.com

"Politika për zhvillim është një pjesë e pandarë e politikës së jashtme të Bullgarisë që nga viti 2011 dhe është rregulluar me një dekret të qeverisë për pjesëmarrjen e vendit në bashkëpunimin ndërkombëtar" – na shpjegoi Radko Vllajkov, Ambasador i Bullgarisë në Serbi, në një intervistë për Radio Bullgarinë.

"Kjo politikë ishte iniciuar nga angazhimet tona si shtet-anëtar i BE-së në përputhje me Marrëveshjen për funksionimin e BE-së dhe me Marrëveshjen për BE-në. Angazhimi i dytë është rrjedhojë e detyrimeve tona ndaj Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), pa qenë Bullgaria anëtar me të drejta të plota. Politika për zhvillim u është drejtuar shteteve, të cilat e kanë deklaruar orientimin e tyre ndaj integrimit evropian dhe ndaj BE-së, ose atyre, të cilët po nisin në këtë rrugë. Ato janë ndarë në dy grupe – në njërin janë vendet nga Ballkani Perëndimor – Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, vendet, për të cilat Bullgaria bëri shumë gjatë disa viteve të fundit në aspektin politik. Në grupin e dytë janë ato nga regjioni i Detit të Zi – Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia, Armenia. Ndihma financiare, të cilën e livrojmë nga buxheti i vendit, kontribuon për realizimin e qëllimeve të këtyre shteteve."

Ambasadori Vllajkov na shpjegoi se mekanizmi i kërkimit dhe dhënies së ndihmës për zhvillim është i thjeshtuar. Procedura e pranimit dhe seleksionimit të ofertave për projektet zhvillohet në çdo një ambasadë bullgare.

"Kriteret janë lidhur me zhvillimin e vendeve të veçanta dhe me prioritetet e Bullgarisë në këto shtete. Vetë bashkëpunimi dhe ndihma për zhvillimin janë një instrument i rëndësishëm demokratik. Në të njëjtën kohë mënyra, në të cilën ai realizohet është lidhur me një transparencë të madhe, nënvizoi z. Radko Vllajkov. Gjatë disa viteve të fundit u realizuan shumë projekte në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe të rajonit të Detit të Zi. Përpjekjet tona janë përqendruar te reformat, që ato po realizojnë në rrugëtimin drejt BE-së. Ne i përkrahim proceset demokratike dhe zhvillimin e llojit të ndryshëm të strukturës sociale, thotë diplomati dhe vazhdon:

"Për vitin 2018 vlera e përgjithshme e ndihmës sonë në të gjitha shtetet është rreth 3 600 000 leva. Kjo është rreth 0.08 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Rreth vitit 2030 ajo duhet të arrijë 0.33 për qind prej PBB-së së Bullgarisë. Në Serbi në fillim të vitit ishte organizuar një sallë e përbashkët pritjeje e avokatëve të popullit të Bullgarisë dhe të Serbisë në Caribrod. Ata pranonin qytetarë, shumica prej të cilave me origjinë etnike bullgare. Kështu qe përpjekjet tona nga njëra anë i janë drejtuar forcimit të tipit të ndryshëm të institucioneve demokratike, ndërsa nga ana tjetër – kanë qëllim të mbrojnë interesat e pakicës sonë. Në vitin 2018 projektet në Republikën e Maqedonisë së Veriut u ishin drejtuar perspektivave të saj për anëtarësim në NATO dhe BE. Gjatë vitit 2019 janë parashikuar më shumë mjete pikërisht për këtë vend. Sivjet një prej prioriteteve të Bullgarisë në bashkëpunimin për zhvillim me Shqipërinë është ndërtimi i rrugës së asfaltuar mes Bilishtit dhe fshatit Vernik me vlerë 1 120 000 leva, rrugë kjo e cila është me rëndësi të madhe për zhvillimin e regjionit, ku banojnë kryesisht bullgarë etnikë. Projekte konkrete për rreth 1.5 mln ka edhe në shtetet e regjionit të Detit të Zi. Ai në Moldavi është për pajisjen e Administratës Rajonale të Arsimitnë Tarakli – një rajon, ku gjithashtu ka pakicë kombëtare bullgare. Në Ukrainë janë livruar mjete për një portal për sigurimin e cilësisë së arsimit të lartë, në Gjeorgji – për akses tek arsimi cilësor, në Armeni – për integrimin social të fëmijëve me çrregullime. Në çdo një prej këtyre shteteve përpiqemi të gjejmë sferat, të cilat kanë nevojë për përkrahje, që të zhvillohen shoqëritë dhe të afrohen me kriteret, të cilat mund ta bëjnë të mundshëm anëtarësimin e tyre në BE – tha në përfundim Radko Vllajkov, ambasador i Bullgarisë në Serbi.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bullgari fillon fushata zgjedhore për votën “2 në 1”

Nga ora 00:00 e datës 10 maj, Bullgaria është në një fushatë zgjedhore 30 ditore. Kjo është fushata e gjashtë për një parlament kombëtar brenda 3 viteve e gjysmë. Megjithatë, e veçanta është se tani për besimin e zgjedhësve do të konkurrojnë  si..

botuar më 24-05-10 5.15.PD
Presidenti Radev

Presidenti Rumen Radev: Së shpejti do të bëhet e qartë nëse Maqedonia e Veriut do të ndjekë rrugën drejt Evropës

Në Ditën e Evropës , le të urojmë për një Bashkim Evropian që vazhdon të ndërtojë unitetin e tij mbi parimet e demokracisë dhe paqes. Kështu tha presidenti Rumen Radev pas vendosjes së luleve para monumentit të Luftëtarit të Panjohur me rastin e..

botuar më 24-05-09 11.31.PD
Alfa Research

Parlamenti i ri duhet të transmetojë një qeveri koalicioni me të paktën 3 parti

Gatishmërinë për të votuar më 9 qershor kanë deklaruar 40% e të anketuarve në një anketë përfaqësuese kombëtare nga agjencia “Alfa Research”. 35 për qind do të votojnë për Parlamentin Evropian, sepse shumë komunitete bullgare në vendet jashtë..

botuar më 24-05-08 10.06.PD