Në qytetin Pleven nisi Festivali Ndërkombëtar Muzikor “Akordeomanija-2019”. Forumi muzikor, i cili vazhdon deri më 9 qershor filloi me një numër rekord pjesëmarrësish dhe miqsh. Kjo është ngjarja e parë për nga lloji i vet tek ne në parimin konkurrimi, në të cilin do të ketë klasa mjeshtri, koncerte dhe takime me emrat e mëdhenj në artin e fizarmonikës.
Festivali ka katër drejtime – muzikë klasike dhe dëfryese, muzikë dhome dhe folklor. Një novitet në kategorinë “Folklor” janë kërkesat ndaj fizarmonicistëve të prezantojnë jo vetëm mjeshtëritë e veta, por dhe një aftësi t’i shoqërojnë këngëtarët popullorë dhe instrumentistët. Juria ndërkombëtare përfshin përfaqësues nga Rusia, Franca, Serbia dhe Bullgaria. Për herë të parë tek ne ka do të zhvillohet dhe seleksionimi për pjesëmarrës në garën “Trofeu Botëror” të Konfederatës Botërore të Fizarmonikës.
Në koncertet të cilat e shoqërojnë programin e festivalit, marrin pjesë fizarmonicisti rus i njohur botërisht Jurij Shishkin, Pllamen Dimitrov dhe Angell Çakërov.
Në vitin 2024, Shtëpia e Kulturës e Institutit Kulturor Komunal "Sredec" në Sofje feston 50 vjet nga themelimi i saj - rast që stafi i Shtëpisë po e shënon me një sërë ngjarjesh. Ndër to është edhe koncerti i Korit të Dhomës të Sofjes “Vasill..
Një version i ri dhe tejet emocionues i këngës së tyre legjendare “Përrallë” do të prezantohet nga muzikantët e grupit P.I.F. Emra ikonë nga estrada bullgare janë ndër këngëtarët që marrin pjesë në incizimin e ri. Kështu, në vend të zërit të..
Kur një person zbulon talentin brenda vetes, asgjë nuk mund ta ndalojë atë të zhvillohet dhe të ndjekë rrugën e ëndrrave të tij. Dhuntinë e të kënduarit dhe të interpretuarit në skenë e ka këngëtarja e re Viktoria Asenova. Ajo filloi të merret me..
Në vitin 2024, Shtëpia e Kulturës e Institutit Kulturor Komunal "Sredec" në Sofje feston 50 vjet nga themelimi i saj - rast që stafi i Shtëpisë po e..