Banuesi i qytetit Shumen Tihomir Radev do të lundrojë në lumin Danub si në një roman të Zhul Vernit

Foto: arkiv personal

Polici nga qyteti Shumen, Tihomir Radev po përgatitet të kalojë me kajak lumin Danub në bazë të shembullit të heroit nga romani i Zhul Vernit “Varkari i Danubit”. Asnjë deri tani nuk ka ndërmarrë lundrim të tillë, në kushtet e përshkruara në roman, “në regjim shpëtimit”. Burri 47 vjeç, i cili do të niset  nga burimet e Danubit, do të konsumojë vetëm ushqim të cilin do ta gjejë brenda ose rreth lumit. E vetmja për të cilën do të paguajë është uji. Radevi niset për në Gjermani më 9 qershor, kurse ekspedita e tij do të fillojë 2 ditë më vonë nga Ingloshtat dhe do të përfundojë deri në fund të muajit gusht, në deltën e lumit Danub. Ai do ta kalojë distancën prej afro 2500 kilometrash me kajak plastik me gjatësi rreth 5 metra dhe gjerësi 63 centimetra dhe peshë prej 28 kilogramësh. Entuziasti thotë se kështu do të realizojë ëndrrën e tij fëmijërore nga koha kur ka qenë në moshë 10-12 vjeçe dhe kur e ka lexuar romanin “Varkari i Danubit”. Kështu u drejton mesazh njerëzve të rinj të lexojnë , të ëndërrojnë dhe të realizojnë aventura jashtë botës digjitale, kurse të moshuarve – të mos i lënë pas dore ëndrrat e veta fëmijërore, sepse asnjëherë nuk është vonë që ato të realizohen. “Në regjim shpëtimi” Tihomir Radev ka bërë më këmbë një udhëtim nëpër Bullgari, përveç kësaj  shumë herë ka lundruar në lumin Danub me kajak, dhe po kështu dhe me një trap me vela të bërë prej tij si dhe me rrotë uji. Që të realizojë ëndrrën e tij fëmijërore, aventuristi e ka studiuar itinerarin e vet nëpër lum afro 2 vjet.

Më shumë nga rubrika

Protesta kundër vrasjes së kafshëve për lëkurët e tyre të çmuara

Protestë njëjavor kundër vrasjes së kafshëve për lëkurët e çmuara zhvillohet para godinës së parlamentit në Sofje. Aksioni tërheq vëmendjen e njerëzve që kalojnë pranë me karakterin jo të zakonshëm. Vullnetarë hyjnë në kafaz metalik montuar për..

botuar më 19-11-09 10.25.PD

Dokumente dhe kujtime për të kaluarën socialiste janë në qendrën e vëmendjes së një konference shkencore

Temën e socializmit shtetëror në Evropë e diskutojnë shkencëtarë nga tri kontinente në një konferencë të posaçme në Sofje. Organizator është Instituti i Etnologjisë dhe Folkloristikës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Janë të ftuar më se 100..

botuar më 19-11-09 9.05.PD

Bullgarët bëhen gjithnjë e më të rezervuar sa i përket dhurimit të organeve

Gjithnjë e më pak bullgarë janë të prirë për t’i dhuruar organet e tyre, ose ato të të afërmve të tyre me vdekje truri. Ky është shkaku që Ministria bullgare e Shëndetësisë të fillojë një fushatë informative nëpërmjet së cilës të sqarojë dobinë e dhurimit..

botuar më 19-11-06 2.58.MD