Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja dhe Beogradi – margaritarët arkeologjikë

Deri në fund të muajit korrik qytetarët dhe mysafirët e Sofjes dhe Beogradit mund të vizitojnë ekspozitën e përbashkët bullgaro-serbe “Sofja dhe Beogradi”. Ekspozita u hap më 10 qershor në kopshtin “Kristal” në Sofje, ndërsa në Serbi do të inaugurohet në galerinë e Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve më 14 qershor. Ngjarja shënon përvjetorin e 140 të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Bullgarisë dhe Serbisë dhe 15 vjet nga bashkëpunimi mes Akademisë Bullgare të Shkencave dhe Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve në sferën e arkeologjisë.

Ekspozita është organizuar në kuadrin e një projekti transkufitar bullgaro-serb për studimin dhe paraqitjen e kulturave arkeologjike në territorin e dy vendeve, na shpjegoi arkeologja Snezhana Gorjanova, kujdestare nga ana bullgare. Dëshira jonë është që të jemi jashtë mjedisit muzeor, domethënë arkeologjia të dalë “për t’u takuar” me qytetarët dhe jo vetëm me publikun aktiv, i cili do të vinte për të kërkuar informacion në muze. Deshëm që banorët e dy kryeqyteteve, të cilët gjithnjë e më shpesh këmbejnë vizita, të shikojnë diçka nga e kaluara e qytetit tjetër dhe ta njohin të kaluarën tonë ballkanike, ku ka shumë gjëra të përbashkëta, por edhe të ndryshme.”

Zbulimet arkeologjike të dy kryeqyteteve arrijnë tek qytetarët me ide të Institutit Arkeologjik Kombëtar me muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave dhe të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve. Çfarë prej zbulimeve të arkeologëve serbë përbën interes për shkencëtarët te ne?

Foto: Ivo IvanovBeogradi nga epoka e vonshme është më i ndryshëm nga Sofja – na shpjegon Snezhana Gornjanova dhe saktëson: Epokë e vonshme do të thotë periudhën që nga Mesjeta dhe periudha osmane, sepse fati i Beogradit është në kufirin midis botës osmane dhe asaj evropiane. Në këtë periudhë qyteti është zhvilluar shumë mirë. Në fakt ekspozita na jep përfytyrim për zhvillimin e tërësishëm që nga historia më e lashtë deri në atë moderne si në Beograd, ashtu dhe në Sofje. Megjithëse periudhat e fuqishme të dy qyteteve janë të ndryshme, kemi mundësi për të bërë një krahasim të mirë. Ndërsa lidhja mes tyre është rruga, që ekziston që prej një mijëvjeçari deri më sot. Ajo është e njohur si rrugë diagonale nga Evropa deri në Kostandinopojë (Via Diagonalis), ku qytetet e sotme Sofja dhe Beogradi kanë qenë pikë të rëndësishme.

Në qendër të Beogradit filloi një ndërtim i rëndësishëm – i ashtuquajturi projekt “Beograd na vodi”. A kanë bërë arkeologët serbë zbulime të reja në këtë regjion?

Ata ende janë në fillim, shpresoj se do të kenë rezultate të mira atje. Gjatë vitit të fundit kanë arritur një rezultat të shkëlqyeshëm në një prej shesheve qendrore të Beogradit para Muzeut Popullor, ku u zbulua e ashtuquajtura “Portë e Württembergut” dhe mbeturina, për të cilat supozohet se janë të një porte më të hershme nga antikiteti.

Ja se çfarë tha Snezhana Gorjanova për kontaktet shkencore mes arkeologëve të dy shteteve ballkanike:

Po, ne kemi kontakte shumë të mira, sidomos gjatë 15 viteve të fundit. Njihemi shumë mirë njëri tjetrin. Ata janë në dijeni të studimeve tona të fundit. Gjatë zhvillimit të një konference të Shoqatës Arkeologjike në Pirot, ata vizituan Sofjen, ku u bënë përshtypje të madhe monumentet arkeologjike të qytetit tonë.

Foto: BGNES

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fëmijë bullgarë nga vende të ndryshme konkurrojnë në lexim në gjuhën bullgare

Një grup prindërish nga qyteti gjerman Koblenz janë arsyeja e themelimit të shkollës bullgare të së dielës "Bukvar" në qytet. Që nga viti 2021, tashmë është pjesë e listës së shkollave bullgare të së dielës jashtë vendit, të hartuar nga Ministria e..

botuar më 24-02-20 7.00.PD
Shkrimtari Georgi Gospodinov

Fituesi bullgar i “Booker” Georgi Gospodinov: "Bullgaria është një vend i gjallë me histori të patreguara"

Pas romanit “Strehim kohe”, me të cilin shkrimtari Georgi Gopodinov dhe përkthyesja e romanit në anglisht Angela Rodel fituan çmimin prestigjioz “Booker”, lexuesit britanikë mund të njihen me një libër tjetër të Georgi Gospodinov – “Fizika e..

botuar më 24-02-19 12.17.MD
Donço Donçev

Një bullgar përfaqëson vendin tonë në një ekspozitë botërore të artit në Katar

Piktori Donço Donçev përfaqëson Bullgarinë në një ekspozitë botërore për artin e krijuar nga materialet e ricikluara në kryeqytetin e Katarit, Doha. Ekspozita fillon më 18 shkurt dhe do të vazhdojë deri në fund të muajit.  Bullgari do të prezantojë 10..

botuar më 24-02-18 9.25.PD