Një radio-program i cili e bën jetën më të mirë

Foto: arkiv personal

Besojmë se krijimi i një mjedisi të afërt me atmosferën e shtëpisë ose me këtë të klubit për fëmijë, do të ketë një ndikim shumë pozitiv mbi pacientët e vegjël të spitaleve, thonë kolegët nga programi muzikor “Kasta Diva” i Radios Kombëtare Bullgare. Për këtë qëllim ata çdo muaj u dhurojnë libra pavijoneve të ndryshme për fëmijët në spitalet e Sofjes, ku në iniciativë pak nga pak përfshihen dhe gazetarë nga redaksitë e tjera në Radion Kombëtare Bullgare.

Kohët e fundit ideja e tyre fitoi një karakter ndërkombëtar. Gjatë kohës së festivalit veror të operës “Bartok Plus” në Miskolc, gazetarët muzikorë nga Bullgaria, Kroacia, Italia dhe Holanda i dhuruan lodra pavijonit për fëmijë të spitalit komunal në qytetin hungarez. Çdonjëri kishte zgjedhur me kujdes lodra tipike për vendin e vet, të përshtatshme për fëmijët e moshave të ndryshme.

Vendosa të marrim pjesë, sepse kjo është një ide bamirëse - tha gazetari muzikor  nga Kroacia Branimir Pofuk. Me rëndësi është të shprehësh dashuri dhe simpati, më në veçanti ndaj fëmijëve. Kurse fëmijët në spital janë mjaft të prekshëm dhe kanë nevojë prej një përkrahjeje, ata duan të marrin ndonjë shenjë  se ka njerëz, të cilët nuk i njohin fare, por janë duke u menduar për ta. Ideja më pëlqeu dhe jam shumë mirënjohës për mundësinë  të përfshihemi në të. Bisedova me shokët e mi, të cilët punojnë në një librari për fëmijë, kurse ata menjëherë zgjodhën një lojë të përshtatshme, e cila tregon diçka karakteristike për Zagrebin dhe në të njëjtën kohë është e kuptueshme për fëmijët e vegjël. Ky është dhurimi ynë i vogël dhe simbolik, por i bërë me gjithë zemrën për fëmijët në Miskolc.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Foto: EPA/BGNES

Ngjarjet me adresë ballkanike

Ndryshimi i qeverisjes në Prishtinë Opozita në Kosovë – lëvizja e majtë “Vetëvendosje!” dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e së qendrës së djathtë fituan zgjedhjet parlamentare. Për herë të parë në Prishtinë në pushtet vijnë politikanë të..

botuar më 19-10-07 4.51.MD

Një platformë online u ndihmon bullgarëve të vegjël jashtë shtetit të mësojnë gjuhën e tyre amtare

Në sajë të një platforme online fëmijët bullgarë, të cilët jetojnë jashtë shtetit do të mund të mësojnë gjuhën bullgare në shtëpi. Pavarësisht se në cilin vend jeton, secili do të mund të mësojë në sajtin e akademisë së gjuhës bullgare "Srichka".  Me..

botuar më 19-10-05 8.50.PD

Filloi ekspozita tradicionale “I besoni prodhimit bullgar”

Në Sofje, në sallën për ekspozita të Magazinit Qendror Universal /MAPO/ deri më 13 tetor, për herë të 16-të të radhës po zhvillohet ekspozita “I besoni prodhimit bullgar”. Dhjetëra prodhues bullgarë, tregtarë dhe sipërmarrës, propozojnë produkte të..

botuar më 19-10-05 8.00.PD