Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria zbaton standardin e BE-së për ndërtimin e rrjeteve 5G

Foto: arkiv

Qeveria ka urdhëruar lirimin e shtrirjes së radiofrekuencës 700 MHz dhe shiritit të frekuencës 24.25-27.5 GHz për ndërtimin e rrjeteve 5G. Kjo do të sigurojë mundësi për shkëmbimin e të dhënave me shpejtësi të lartë me mbulim të plotë territorial të vendit.

Ndryshimet e paraqitura janë në përputhje me strategjinë kombëtare për përmbushjen e detyrimeve të Bullgarisë ndaj BE-së për zhvillimin e teknologjive dixhitale.  Gjatë vitit 2017, Parlamenti Evropian implementoi përdorimin e një shiriti të vetëm të radiofrekuencës 470-790 MHz për të ndërtuar rrjete 5G brenda Komunitetit Evropian. ​


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ylva Johansson

Pritet që Bullgaria të jetë anëtare e plotë e Shengenit deri në fund të vitit 2024

Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Ylva Johansson shprehu pritjen që kufijtë e brendshëm tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë të hiqen deri në fund të vitit. Johansson mori pjesë në takimin dy-ditor të Këshillit të BE-së për..

botuar më 24-06-13 10.51.PD

Shkupi duhet të përmbushë angazhimet e tij ndaj bullgarëve maqedonas

Në Qendrën Kulturore dhe Informative Bullgare në Shkup, përfaqësues të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut u takuan me zëvendësministrin e punëve të jashtme Ivan Kondov, njoftoi BTA. “Ne nënshkruam një marrëveshje miqësie dhe fqinjësie të..

botuar më 24-06-13 8.52.PD
Foto: FB / Elizabeth.Kostova.Foundation

Poezia takon natyrën në një festival letrar në Sofje

Nga data 13 deri më 20 qershor, Sofja është nikoqire e edicionit të 16-të të festivalit ndërkombëtar letrar “KryeqytetiLetërsia”. Tema e këtij viti është "Poezia/Natyra", kushtuar ndërlidhjes mes artit poetik dhe mjedisit në një botë ku natyra nuk..

botuar më 24-06-13 5.35.PD