Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria ngjitet në indeksin “Liria ekonomike në botë”

Foto: fraserinstitute.org

Në vitin 2019 Bullgaria është në vendin e 37-të në indeksin “Liria ekonomike në botë” të institutit “Fraser”. Në vitin 2018 ajo ishte në pozitën e 46-të ndër 162 vendet që marrin pjesë në studim. Vendin e 37-të Bullgaria e ka zënë dhe më pare – në vitin 2009.

Në krye të listës përsëri është treshja Hong Kongu, Singapori dhe Zelanda e Re. Para Bullgarisë në klasifikim ndodhen Spanja dhe Suedia, kurse pas saj janë Izraeli dhe Belgjika. Bullgaria është përfshirë në këtë indeks në vitin 1985, kur vlera e tij ka qenë 5,27, derisa sot ai është 7,43. Për shkak të bordit të suksesshëm monetar më i lartë është vlerësimi i vendit në kategorinë “Paraja e qëndrueshme” – 9,43, kurse ai më i ulët është në kategorinë “Sistemi i drejtësisë dhe e drejta e pronësisë”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Deri në 6 muaj, kamerat esistemit të tarifave do të matin shpejtësinë e automjeteve

Po punohet për të siguruar që kamerat e sistemit të tarifave të matin shpejtësinë mesatare të mjeteve motorike. Kjo duhet të ndodhë më së voni brenda 6 muajve, tha ministri në detyrë i punëve të brendshme Kalin Stojanov. Brenda disa muajsh pritet..

botuar më 24-05-14 6.21.MD

Specialistët ukrainas inspektojnë pajisjet për Centralin e parealizuar Atomik Elektrik “Belene”

Specialistët e operatorit ukrainas të termocentraleve bërthamore "Energoatom" po vizitojnë sheshin e Centralit të parealizuar Atomik Elektrik “Belene” për t'u njohur në vend me pajisjet ruse të dorëzuara në kuadër të projektit, si dhe me..

botuar më 24-05-14 2.53.MD
Ivajllo Ivanov

Nga 1 korriku, pensionet do të rriten me 11%, vendosi Këshilli Mbikëqyrës i Institutit Kombëtar të Sigurimeve

Propozova që përditësimi i pensioneve nga 1 korriku të jetë 11%, Këshilli Mbikëqyrës i Institutit Kombëtar të Sigurimeve votoi propozimin tim. Këtë e bëri të ditur ministri i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Ai theksoi se vetëm Shoqata e..

botuar më 24-05-14 11.54.PD