Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Lideri turk Rexhep Erdogan shpreson se do të arrijë marrëveshje me Donald Trump

Foto: REUTERSPresidenti turk Rexhep Erdogan do të diskutojë blerjen e raketave amerikane “Patriot” me presidentin e SHBA-së Donald Trump gjatë kohës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Në Ankara mbërriti ngarkesa e dytë nga Rusia me pjesët përbërëse të sistemit të mbrojtjes raketore S-400, por Erdogani shpreson se kontaktet e tij personale me liderin amerikan do të ndihmojnë për evitimin e krizës. Departamenti shtetëror në Uashington tashmë komentoi se afati i ofertës për sistemin “Patriot” ndaj Turqisë tashmë është skaduar. Kreu i shtetit turk deklaroi se Trump do të pranojë argumentet e tij, sepse të dyja palët janë aleate dhe kanë interesa të përbashkëta në Siti për vendosjen e zonës së sigurisë në kufirin në lindje të lumit të Eufratit.

Greqia kërkon shlyerjen e parakohshme të detyrimeve të saj ndaj FMN-së

Foto: REUTERSGreqia kërkoi nga Eurozona leje që t’i shlyejë paraprakisht borxhet e veta ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kështu Ankaraja shpreson se do ta rivendosë besimin ndërkombëtar në ekonominë e vendit. Ministri i ri i financave Hristos Stajkuras deklaroi se në këtë mënyrë do të rritet qëndrueshmëria e borxhit grek. Mekanizmi evropian për qëndrueshmëri të 19 vendeve të Eurozonës është kreditori më i madh i Greqisë dhe kontrollon zhvillimin e reformave në shtet. Athina doli zyrtarisht nga plani i tretë dhe i fundit për ndihmë financiare ndërkombëtare gjatë gushtit 2018, por borxhi shtetëror mbetet i lartë – 335 mlrd. euro, apo 180% prej Produktit të Brendshëm Bruto.

Rritje e menjëhershme e borxhit të jashtëm rumun

Foto: REUTERSNë sfondin e krizës politike në Rumani, borxhi i jashtëm i Bukureshtit gjatë 7 muajve të parë të 2019-ës shënoi rritje mbi 8 mlrd. euro. Kjo është për shkak të borxheve të marra nga Ministria e Financave nëpërmjet emetimit të euroobligacioneve me vlerë 5 mlrd. euro, informoi Banka Kombëtare e Rumanisë. Përveç kësaj administrata publike ka emetuar letra me vlerë mbi 2,1 mlrd. euro. Kështu borxhi i jashtëm afatgjatë më 31 korrik ka tejkaluar 73 mlrd. euro, kurse ai afatshkurtër – 34 mlrd euro, sipas informacioneve të bankës qendrore rumune.

Protesta për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore në Kroaci

Foto: Damjan Tadic / CROPIXPrindërit e fëmijëve probleme në zhvillim protestuan në Zagreb me kërkesa për emërimin e më shumë asistentëve në shkollë për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore. Demonstruesit nënvizuan se në fillim të vitit shkollor qindra fëmijë me të meta mbeten pa asistentë. Nga ana e tyre protestuan dhe asistentët që punojnë në shkollë për shkak të shkeljes së të drejtave të tyre dhe për pagim më të ulët në krahasim me vlerën e shpërblimit të kontraktuar, pavarësisht se puna e tyre është financuar me mjetet e ofruara në kuadrin e një programi të BE-së. Ministrja e arsimit Blazhenka Divjak komentoi se numri i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore është 3 herë më i madh në krahasim me atë të vitit 2014.

Arsim digjital në shkollat serbe nëpërmjet robotëve dhe dronave

Foto: Nenad Mihajlović / RAS SRBIJAGjatë vitit të ri shkollor të gjitha shkollat në Serbi do të disponojnë me robotë dhe drona, të cilët do të përdoren për programim dhe për mësim dhe trajnim, shpalli ministri serb i arsimit Mladen Sharçeviç. Kjo është një prej rrugëve të digjitalizimit dhe të arsimit të informatikës, tha Sharçeviç. Tashmë ¼ prej shkollave kanë robotë të tilla, të quajtur “M-bot”, të cilët do të përdoren nga fëmijët për zhvillimin e aftësive dhe kompetencave të tyre të informatikës dhe programimit. Për zbatimin e programit Këshilli Britanik në Beograd ka dhuruar 4 mln. lira britanike. Ministri shtoi se në të ardhmen informatike do të jetë pjesë e detyrueshme e programit shkollor për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në atë të katërt.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova


Më shumë nga rubrika

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD

50 vjet nga shpikja bullgare e laserit të avullit të bromurit të bakrit

Më 24 prill, Instituti i Fizikës së Trupit të Ngurtë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënon solemnisht 50 vjet nga shpikja e laserit të avullit të bromurit të bakrit. Ky laser është një shpikje bullgare, e vënë në punë për herë të parë nga..

botuar më 24-04-24 6.10.PD