Zv. Kryeministrja dhe ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva pohoi përkrahjen e Bullgarisë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut gjatë kohës së takimit të saj në Sofje me deputetë nga Kuvendi i Shqipërisë.
“Ne jemi ndër përkrahësit më të zjarrtë të idesë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të nisin negociata me Bashkimin Evropian gjatë tetorit. Ndarja e të dyja vendeve do të ishte një gabim historik”, deklaroi Ekaterina Zaharieva para mysafires Mimi Kodheli, e cila është kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme në Parlamentin shqiptar.
Në kuadrin e takimit të tyre ministrja jonë e jashtme ka shprehur pritje për zbatim të plotë të Ligjit mbi pakicat kombëtare të miratuar në vitin 2017, i cili i jep mundësi minoritetit bullgar në Shqipëri që të mësojë gjuhën e tij amtare.
Drejtori i FBI-së, Kristofër Rej, dekoroi të ngarkuarin me postin kryeprokuror të Bullgarisë Borisllav Sarafov me certifikatë nderi për kontributin personal në bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet Prokurorisë Bullgare dhe FBI-së në luftën kundër krimit..
Arkeologu Prof. Nikollaj Ovçarov dhe shkrimtarja-udhëtare Severina Markova shkojnë në një ekspeditë në Algjeri dhe shkretëtirën e Saharës. Prof. Ovçarov tha para BNR se të dy po shkojnë në koleksionin më të pasur të pikturave shkëmbore në botë, në..
Të enjten temperaturat minimale në vend do të jenë ndërmjet 11 dhe 14°, në Sofje 12°. Gjatë ditës do të ketë shtrëngata, reshje lokale intensive dhe rrezik për breshër mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Temperaturat maksimale do të jenë nga 19..
Presidenti Rumen Radev më 25 dhe 26 maj është duke bërë një vizitë zyrtare në Hungari me ftesë të presidentit Tamash Shujok. Gjatë vizitës, të dy do të..