Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeprokurori kërkon mekanizëm për kontroll në rastet kur pasaportat bullgare jepen kundrejt investimit

Foto: BGNES

Kryeprokurori Sotir Cacarov kërkon hartimin e mekanizmit për kontroll të personave, të cilët marrin shtetasi bullgare për shkak të investimit të bërë në vendin tonë. Sipas tij procedura aktuale u jep mundësi shtetasve të huaj ta përdorin atë vetëm me qëllim marrjen e pasaportës në një vend që është pjesë e Bashkimit Evropian.

Para komisionit të përkohshëm parlamentare të krijuar në lidhje me rastin me shitjet e shtetësisë bullgare nga nëpunësit e Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit, Cacarov deklaroi se hetimet e zhvilluara nga Prokuroria dhe nga Agjencia Shtetërore për Sigurinë Kombëtare kanë treguar shumë shkelje dhe mungesën e mekanizmit për kontroll – kështu mjedisi është shumë i përshtatshëm për funksionimin e skemave për shitjen e shtetësisë bullgare.

Sipas Kryeprokurorit problemi mund të zgjidhet në se shtetësia jepet jo vetëm për investim fillestar, por edhe për zhvillimin e këtij investimi pas marrjes së shtetësisë. Varianti tjetër është që të mos ofrohet mundësi e tillë. Prokurori i përgjithshëm propozon që të hartohen rregulla të rrepta për dokumentet, me të cilat përfaqësuesit e minoriteteve bullgare në vendet fqinje provojnë prejardhjen e tyre bullgare.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe në zona të izoluara, kryesisht në gjysmën veriperëndimore të vendit do të ketë reshje shiu afatshkurtra me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri..

botuar më 24-05-31 7.20.MD

Akademia Bullgare e Shkencave: Bullgaria pas 10 vitesh - qendra të mbipopulluara dhe territore të shpopulluara

Territore të mëdha në Bullgari tashmë janë braktisur, njerëzit në to po vdesin dalëngadalë. Këtë e tregon një analizë e qëndrueshmërisë demografike dhe ekonomike në rënie të 75% të komunave në Bullgari nga Instituti për Studime të Popullsisë dhe..

botuar më 24-05-31 6.09.MD

Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare: Frika nga agresioni i mundshëm rus ndaj vendeve të tjera po rritet

Sipas një raporti të Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare, në vitin 2024 do të ruhet intensiteti i lartë i shkeljeve ndaj sigurisë kombëtare në lidhje me operacionet e shërbimeve të huaja speciale, fushatat keqdashëse të informacionit dhe sulmet..

botuar më 24-05-31 5.06.MD