Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Situata në Mesdheun Lindor përforcon bashkëpunimin ushtarak të SHBA-së me Greqinë

Foto: al.usembassy.govDepartamenti Shtetëror Amerikan bëri të ditur se në kontekstin e tensionit në rritje në Mesdheun Lindor Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë interes për dialog për bashkëpunim më të ngushtë me Greqinë. Gjatë muajve të fundit në këtë drejtim përfaqësuesit e SHBA-së kanë zhvilluar disa takime me kolegët e tyre grekë. Rezervat potenciale të gazit dhe naftës në Mesdheun Lindor përforcuan tensionin ndërmjet Turqisë, Greqisë dhe Qipros. Athina dhe Nikozia nuk pranojnë pretendimet e Ankarasë për zotërim nga ana e saj të të drejtave për të kërkuar naftë  dhe gaz në regjion. Gjatë korrikut Bashkimi Evropian miratoi sanksionet ndaj Turqisë për shkak të kërkimeve të saj të gazit në ujërat që ndodhen në Zonën Ekonomike Ekskluzive të Qipros.

Holanda mund të vendosë veto ndaj integrimit evropian të Shqipërisë

Stef Blok Foto: government.nlMinistri holandez i punëve të jashtme Stef Blok deklaroi se kur bëhet fjalë për nisjen e negociatave të BE-së me Shkupin dhe Tiranën, ato duhet të ndahen, sepse ka shumë dallime në problemet e tyre të brendshme dhe përparimi i Maqedonisë së Veriut është më i dukshëm në krahasim me atë të Shqipërisë. “Shqipëria do të mund të fillojë negociata me BE kur i plotëson kriteret e domosdoshme, por nuk ka ardhur ende momenti për këtë” – është i mendimit Blok. Shumë media e komentuan deklaratën e ministrit holandez si shenjë për këtë se më 18 tetor Holanda do të vendosë veto ndaj Shqipërisë, pavarësisht nga vendimi i ndryshëm i Bundestagut gjerman për këtë çështje.

Mali i Zi: Ndryshimi i kufijve nuk është qasja dominuese në BallkanMilo Đukanović Foto: BGNESPresidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq deklaroi pas bisedimeve në kuadrin e sesionit të rregullt të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork se “ideja rreth shkëmbimit të territoreve dhe ndryshimeve të kufijve nuk është e mirë dhe nuk është më qasja dominuese për zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë, sepse asgjë nuk mund të përfundojë me këtë precedent, pasi ai krijon efektin domino dhe kjo mund të rrezikojë stabilitetin e brishtë të rajonit tonë”. Sipas tij “po përpunohen qasje të tjera të cilat do të sjellin deri te qëllimi i përbashkët për stabilitet në Ballkan”.

Prishtina ndalon hyrjen e zyrtarëve serbë në Kosovë

Qeveria në largim e kryeministrit Ramush Haradinaj ka paralajmëruar Beogradin se institucionet e Kosovës nuk do të lejojnë asnjë përfaqësues shtetëror të vendeve të tjera, që të vijë në Kosovë dhe të bëjë fushatë, ndërkohë që vendi është në prag zgjedhjesh (më 6 tetor). Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ndaloi zyrtarisht hyrjen e përfaqësuesve zyrtarë të Serbisë në vend pas reagimeve nga ana e koalicionit të serbëve kosovarë “Liria” (Sloboda), i cili përbëhet nga dy parti politike serbe – Partia Përparimtare e Kosovës dhe Partia e Re e Kosovës. “Liria” akuzon Beogradin se ushtron presion ndaj serbëve në Kosovën e Veriut në favor të “Listës Serbe”. Sipas koalicionit “Serbia nuk ka pasur asnjëherë më parë ndikim më të madh se sa tani. Është e dukshme që “Lista Serbe” është organizatë që ndodhet nën kontrollin e plotë të autoriteteve të Beogradit. Në çdo rast, ajo është struktura politike më dominuese e serbëve në Kosovë dhe për Beogradin është normale që të shfrytëzojë të gjitha resurset që njerëzit të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për Listën Serbe”.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Bulqiza ka një potencial të madh turistik

Ndihma bullgare për zhvillimin e turizmit në bashkinë shqiptare të Bulqizës

Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..

botuar më 24-04-26 11.04.PD

Sa do të kushtojë tryeza e Pashkëve për bullgarët këtë vit?

Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..

botuar më 24-04-26 7.30.PD

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD