Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Specialistët mbi kujdeset shëndetësore protestojnë me kërkesë për rroga më të mëdha

Foto: BGNES

Në Ditën Botërore të Punës së Denjë -7 tetor, sindikatat e punonjësve në shëndetësi në Konfederatën e Sindikatave të Pavarura në Bullgari, me përkrahjen e Asociacionit të profesionistëve mbi kujdeset shëndetësore, organizojnë protestë kombëtare  në Sofje me kërkesë  për rroga më të mira, përmirësimin e kushteve të punës dhe reformë në shëndetësi, spitalet të mos funksionojnë si shoqëri tregtare dhe shteti të ndalojë  financimin e spitaleve private. Punonjësit në shëndetësi duan rrogë minimale midis 460 dhe 490 euro për infermieret dhe midis 560 dhe 615 euro rrogë fillestare për mjekët.

Shoqata e Mjekëve Bullgarë shpalli se nuk do të përfshihet në protestë për shkak të marrëveshjeve të arritura me Ministrinë e Shëndetësisë, të cilat garantojnë kushte më të mira të punës. Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare doktoresha Mimi Vitkova – kryetarja e Shoqatës së shoqërive të licencuara të sigurimeve shëndetësore vullnetare dhe ish-ministrja e shëndetësisë, shprehu mendimin se në këtë moment po rrjedh një proces të zëvendësimit të plotë të shëndetit publik me atë privat.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 24 majin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen dhe do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Të premten do të mbizotërojë mot me diell, por pas mesditës mbi zonat malore në gjysmën perëndimore të vendit do të..

botuar më 24-05-23 7.35.MD

Në Sofje u mbajt një protestë kundër paligjshmërisë në rrugë

Shoqata “Engjëjt në rrugë”, е cila bashkon familjet që kanë humbur njerëz të afërm në aksidente trafiku, zhvilloi një protestë në kryeqytet me titullin “STOP paligjshmërisë në rrugë”. Ata u mbështetën nga një sërë organizatash joqeveritare. Ninella..

botuar më 24-05-23 5.58.MD

Bullgarët në 60 vende të botës do të votojnë për Asamblenë Kombëtare më 9 qershor

Me vendim të KQZ-së, 769 qendra votimi në 60 vende janë caktuar për zgjedhjet e ardhshme të Asamblesë Kombëtare më 9 qershor. Më shumë seksione ka në Turqi - 166, në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut - 118...

botuar më 24-05-23 5.32.MD