Bullgaria ka frikë nga fluksi i ri i migrantëve në kufijtë e saj

Foto: EPA/BGNES

Bashkë me Greqinë dhe Qipron në mbledhjen e Këshillit për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme të BE-së, që u zhvillua në Luksemburg, Bullgaria deklaroi pretendime për ndihmë financiare për vendet, të cilat ndodhen në kufirin jugor të Bashkimit Evropian dhe janë ndalesa e parë e refugjatëve nga itinereri i tyre i Mesdheut Lindor në drejtim të Evropës.

Një javë më parë Ministri i brendshëm Mlladen Marinov paralajmëroi se po shtohen përpjekjet për kalim ilegal të kufirit bullgaro-grek nga ana e migrantëve. Shqetësime për rritjen e numrit të refugjatëve kishte akoma gjatë prillit të këtij viti, kur qeveria diskutoi masa urgjente për reagim në rast të një vale të re masive të migrantëve nga Greqia në drejtim të Evropës Perëndimore përmes territorit të Bullgarisë. Për seriozitetin e shqetësimeve të Sofjes atëherë flitej dhe fakti se ishte diskutuar pjesëmarrja eventuale e ushtrisë në masat e parashikuara për përballimin e një krize eventuale. Atëherë Kryeministri Bojko Borisov komentoi se situata në kufirin tonë me Turqinë është relativisht e qetë për shkak të marrëveshjeve të lidhura me Turqinë, të cilat respektohen, por “në kufirin grek kemi probleme të shumta”. Sofja edhe tani pohon se situata në kufirin mes Turqisë dhe Bullgarisë është nën kontroll, por merr pjesë në një nismë të përbashkët me Athinë, e cila insiston se Turqia duhet “ta marrë përgjegjësinë” për valën e re të refugjatëve, “të kontrollojë fluksin e migrantëve në Detin Egje”. Ajo kërkon gjithashtu rishqyrtimin e marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë.

Bashkëpunimi i Bullgarisë me dy vendet e tjera që ndodhen në “vijën e parë” të itinerarit të refugjatëve përmes Mesdheut Lindor (Greqia dhe Qiproja) nga njëra anë tregon se Sofja nuk mund të përballojë vetë një fluks më të madh eventual të migrantëve, siç ishte ai i vitit 2015. Nga ana tjetër përmbajtja e pretendimeve ndaj Bashkimit Evropian flet për dëshirë për pjesëmarrje aktive në negociatat e ardhshme për politikën e re të BE-së, të lidhur me migracionin. Evropa ende nuk ka politikë të tillë të mirë dhe të zhvilluar dhe objekt i kritikave të shumta është madje një nga shtyllat e saj – Rregullorja e Dublinit, sipas së cilës refugjatët që hyjnë në territorin e BE-së duhet të kthehen në vendin evropian, në të cilin janë regjistruar menjëherë pas hyrjes së tyre në territorin e Bashkimit. Thirrja e Sofjes, Athinës dhe Nikozisë për “masa specifike në nivelin e Bashkimit Evropian për solidaritet dhe përgjegjësi evropiane me shpërndarjen e drejtë të barrës me anë të rilokimit nga vendet e “vijës së parë”, për politikë të qartë për kthimin e klandestinëve në vendet e treta dhe për përkrahje më të fortë të vendeve evropiane të prekura drejtpërsëdrejti” është gjithashtu një thirrje për hartimin e politikës së re për çështjet e migracionit. Për politikë të tillë tashmë flet Gjermania, ministri i brendshëm i së cilës Horst Seehofer, deklaroi se në se vendet përgjatë kufirit të jashtëm të BE-së lihen ta përballojnë situatën me forcat e veta, kurrë nuk do të ketë një politikë të përbashkët për azilkërkuesit dhe mungesa e politikës së tillë do të krijojë premisa për imigrim të pakontrolluar në territorin e tërë Evropës. Në shenjë të vullnetit të mirë në vigjiljen e negociatave për çështjet e migracionit, të cilat do të zhvillohen më vonë gjatë këtij viti, muajin e kaluar Seehofer bëri të ditur se në se të gjitha marrëveshjet respektohen, Gjermania mund të pranojë 25% prej njerëzve të shpëtuar në det dhe të strehuar në territorin e Italisë. Kjo përputhje në pozicionet e Gjermanisë me ato të Bullgarisë, Greqisë dhe Qipros  është pozitive dhe mund të presim përparim në drejtimin e dëshiruar në hartimin e politikës së përbashkët të BE-së.

Një shenjë e konsiderueshme për përparim të tillë do të ishte miratimi i pretendimeve për përkrahje financiare të shteteve të para në itinerarin e migrantëve që vijnë në Evropë nga Mesdheu Lindor, duke pasur parasysh dhe Kuadrin e ardhshëm shumëvjeçar financiar të BE-së për periudhën 2021-2026.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Foto: EPA/BGNES

Ngjarjet me adresë ballkanike

Mogherini: BE-ja bëri një gabim historik duke mos i filluar negociatat me Tiranën dhe Shkupin Përfaqësuesja e tanishme e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Federica Mogherini komentoi se liderët e Bashkësisë..

botuar më 19-10-21 2.16.MD

Nxënësit bullgarë janë ndër më të fortët në olimpiadat e shkencave natyrore

Sofia Tech Park është mikpritësi i nismës “Science Bricks – Shkencë me kauzë”. Qëllimi është që të popullarizohen arritjet e nxënësve bullgarë me medalje nga forumet ndërkombëtare të shkencave. Në një skenë prezantohen shkencëtarë prijës me shpikjet e..

botuar më 19-10-19 9.00.PD

Parashutistët kanë se çfarë t’u tregojnë brezave të ardhshëm

Në Bullgari 18 tetor është Dita e Parashutistit Ushtarak. Sot mbushen 75 vjet pas ngjarjes, së cilës i është kushtuar kjo festë. Bëhet fjalë për “pagëzimin luftarak” të Batalionit të Parë të Parashutistëve më 18 tetor 1944 dhe për sulmin e pozicionit të..

botuar më 19-10-18 1.37.MD