Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Do të ishte një gabim historik në se nuk i lejojmë Shkupin dhe Tiranën që t’i fillojnë negociatat me BE

Kryeministri Borisov
Foto: EPA/BGNES

Me rëndësi të madhe për Ballkanin, regjionin dhe marrëdhëniet tona të fqinjësisë së mire me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, është nisja e negociatave dhe perspektiva e tyre evropiane. Do të ishte një gabim historik, në se nuk i lejojmë Shkupin dhe Tiranën që të fillojnë negociatat për aderim në BE. Këtë e tha Bojko Borisovi para fillimit të mbledhjes së sotme të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Sipas fjalëve të tij Bullgaria nuk do ta lejonte veten të pengonte fillimin e negociatave, sepse edhe pas nisjes së tyre mund të kërkojmë zgjidhjen e çështjeve të hapura.

Pyetjes së një gazetari lidhur me ngjarjet në Sirinë Verilindore, Kryeministri Borisov iu përgjigj: “Ne kemi përkrahur Turqinë gjithmonë kur ajo ka pasur probleme me migracionin, me kampet e refugjatëve dhe për këtë bile kemi dhënë para. Por deri sa ajo zhvillon veprime ushtarake, unë nuk mund ta përkrahë” – tha Kryeministri dhe deklaroi kategorikisht se lufta duhet të përfundojë. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Trafik i rënduar në kufirin me Greqinë

Intensiv është qarkullimi në pikën kufitare me Greqinë “Kulata-Promahon” në ditën e parë të serisë së festave, njofton korrespondentja e BNR, Keti Trençeva. Në të dy drejtimet – për në Greqi dhe për në Bullgari, ka më shumë makina pasagjerësh. Kalimi..

botuar më 24-05-01 1.08.MD

Parakalimi sindikal me rastin e Ditës së Punës

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës - 1 Majit, Konfederata e Punës “Podkrepa” organizon parakalimin e saj tradicional festiv në Sofje. Marshimi nis nga sheshi "Shën e Diela" i kryeqytetit për në muzeun "Toka dhe njerëzit", ku parashikohet një..

botuar më 24-05-01 11.26.PD

Parashikimi i motit për 1 majin

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 9°. Pas mesnate, reshjet në të gjithë vendin do të zvogëlohen dhe do të ndalen. Pasdite do të ketë sërish reshje shiu në vendet malore. Temperaturat maksimale do të..

botuar më 24-04-30 7.40.MD