Kisha e Bojanës – një perlë në historinë dhe kulturën e Bullgarisë

Gjatë këtij viti mbushen 760 vjet nga krijimi i mbishkrimeve të njohura murale nga periudha përpara Rilindjes në kishën e Bojanës dhe 40 vjet nga përfshirja e saj në Listën e trashëgimisë botërore kulturore të UNESKO-s.

Në lidhje me këtë Muzeu Kombëtar Historik dhe filiali i tij “Kisha e Bojanës” zhvillojnë një konferencë ndërkombëtare e cila i kushtohet këtij monumenti emblematik. Kisha e Bojanës “Shën Nikolla dhe Shën Pantelejmon” është e rinovuar dhe e zbukuruar gjatë vitit 1259 me dhurime nga Sredeci /Sofja e sotme/, sebastokrator Kallojan  dhe bashkëshortja e tij Desisllava.

Cilët janë krijuesit - kjo akoma mbetet një enigmë me një sërë hipotezash. Prandaj autorët e krijimeve gjeniale emërtohen me nocionin mitik përmbledhës “Mjeshtri i Bojanës”. Mbishkrimet dhe pikturat murale nga viti 1259 - përgjithësisht 240 imazhe - janë kryevepra të shkollës bizantine dhe bullgare nga ajo kohë dhe përmbajnë dhe një sërë elemente novatore. Shumë interesant në veçanti është portreti i bullgares mesjetare Desisllava, që nuk është një imazh kishtar sipas kanunit.

Foto: BGNES

Më shumë nga rubrika

Thesare nga Veliki Presllav prezantohen në Muzeun Kombëtar Arkeologjik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave

Në Muzeun Kombëtar Arkeologjik prezantohet thesari më i madh i Bullgarisë nga Mesjeta zbuluar në Veliki Prsllav. Deri më 26 janar të vitit 2020 në ekspozitën “Pranë porteve të pallatit princëror. Thesare nga Veliki Presllav” vizituesit mund të shikojnë..

botuar më 19-11-10 9.50.PD

Historitë e çuditshme të dy shtëpive të vjetra të kryeqytetit

660 janë historitë e familjeve të njohura bullgare të industrialistëve, bankierëve, tregtarëve, politikanëve dhe intelektualëve dhe shtëpitë e tyre, të mbledhura nga Mariana Mallnishka në dy vëllime − “Shtëpitë flasin” dhe “Shtëpitë akoma flasin”...

botuar më 19-11-08 11.44.PD

Është Përshpirtja e Arkangjelit: Engjëjt e Zotit janë vigjilentë për shpirtrat e drejtë

Sot është Përshpirtja e Madhe-një nga tre Përshpirtjet e mëdha gjatë vitit, e cila kujton për kujdeset e engjëjve të Zotit për të vdekurit. Sipas traditës ortodokse, e shtuna është dita për kujtim të të vdekurve, prandaj dhe sivjet kjo Përshpirtje është në..

botuar më 19-11-02 9.05.PD