Të ashtuquajturat shkolla bullgare të ditës së diel jashtë shtetit janë një fenomen i vërtetë i sistemit arsimor modern. Ato më tepër na kujtojnë për ata rilindës, nga koha përpara Çlirimit, të cilët kanë dhënë çdo gjë të mirë dhe të shtrenjtë, që të mund të ruajnë gjuhën bullgare, folklorin dhe kulturën tonë dhe për t'i lënë ato si një vlerë të qëndrueshme për brezat e ardhshëm. Kështu sot qindra familje bullgare nëpër botë kujdesen dhe janë të dashuruar për gjuhën e vet amtare, dhe pavarësisht dhe në një mjedis të huaj, mundin t’ua transmetojnë fëmijëve të vet.
Rolin e lidhjes së gjallë me Atdheun e kryejnë shkollat e ditës së diel. Ato janë të krijuara nga organizatat e bullgarëve, të regjistruar në shtetet e huaja. Ka dhe të tilla të cilat janë pranë ambasadave dhe konsullatave të shtetit bullgar, si dhe të Bashkësive Ortodokse Bullgare nëpër të gjithë botën. Shkollat e para bullgare jashtë kufirit, janë të krijuara nga kopshtarët bullgarë në Pragë, Bratislavë dhe Budapest pas vitit 1945. Gjatë 10 vjetëve të fundit bashkësitë bullgare nëpër vendet janë shumë aktive në organizimin e shkollave arsimore, të kurseve për valle popullore bullgare, për muzikë dhe për të kënduar. Shkollat tona jashtë shtetit përkrahen në mënyrë të qëllimshme përmes programeve të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës. Numri i tyre tanimë është 335, në 50 shtete nëpër të gjithë botën. Këto shkolla janë vatër e shpërndarjes dhe e mësimdhënies në gjuhën bullgare, sepse ato jo thjesht kujdesen për ruajtjen e vetëdijes, të gjuhës bullgare dhe të kulturës mes bullgarëve të rinj, por dhe për popullarizimin e gjuhës bullgare në bashkësitë, aty ku gjenden – thotë Natalia Mihalevska, drejtoreshë e Drejtorisë “Arsim i bullgarëve jashtë kufirit i rrjetit shkollor“ në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës .
Në shkollat bullgare të ditës së diel punojnë jo thjesht mësues, këta janë njerëz atdhedashës, të cilët kanë dhe profesione të tjera, por në kohën e vet të lirë janë kthyer si të thuash në Bullgari, duke i arsimuar fëmijët bullgarë jashtë shtetit. Ata jo thjesht hyjnë në një klasë shkolle, që të mbledhin fëmijët, aq më shumë se arsimi aty nuk është i detyrueshëm. Këta janë njerëz, të cilët kanë mundur t'i motivojnë prindërit ta shpien fëmijën e vet në distanca të mëdha, që të shkojë në shkollë bullgare. Arsimi është në ditët e pushimit, që do të thotë se nxënësit dhe prindërit e tyre ia përkushtojnë shkollës kohën e vet të pakët të lirë, që të mund fëmijët të mësojnë gjuhën bullgare. Mësuesit në këto shkolla i motivojnë prindërit, i frymëzojnë dhe vetë fëmijët dhe tregojnë zgjuarsi, duke propozuar metoda inovative, të marra nga sistemi arsimor vendas, në një gërshetim me traditat arsimore bullgare.
Me një ndryshim në rregullat e veta Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka për qëllim të tërheqë njerëz të rinj me prejardhje bullgare, të cilët jetojnë jashtë shtetit, të zgjedhin arsimin bullgar në të ardhmen. Një hap në këtë drejtim është bërë me mundësinë e cila i jepet secilit i cili ka fituar certifikatë për zotërim të mirë të gjuhës bullgare (B2), të anëtarësoj në shkollat e larta në Bullgari, pa dhënë provim të maturës në gjuhën bullgare. Ministria bën përpjekje dhe kujdese të shumta, jo vetëm për financimin e ligjëratave të mësuesve në gjuhën bullgare, në historinë dhe gjeografinë e Bullgarisë, por dhe të drejtuesve të veprimtarive jashtëshkollore, të lidhura me folklorin dhe kulturën bullgare në shkollat nëpër botë, shton Natalia Mihalevska:
Krijuam programe të tilla mësimore, kështu që dijet në gjuhën bullgare të mund të certifikohen. Në këtë mënyrë nxënësit jo thjesht do të tregojnë se e dinë gjuhën e vet amtare në një nivel të caktuar, por dhe do të mund të punojnë me këtë dokument më tutje në jetën e vet. Kujdesi ynë është për të gjithë mbi 40 mijë bullgarë nga klasa e parë deri në klasën e 12, kështu qe ata të mund të arsimohen jo vetëm në shkollat bullgare në vendin përkatës, por dhe në mënyrë elektronike dhe në distancë aty, ku nuk mundin ta vizitojnë shkollën bullgare.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: @bsrodnarechNjë tjetër donacion të madh për rajonin e Prespës së Vogël të Shqipërisë, ku jetojnë edhe njerëz me rrënjë bullgare, bëri Fondacioni “Kujtesa Bullgare”. Pas kërkesës së kryetarit të Komunës Pustec Pali Kolevski dhe nënkryetarit Jani Nikolla,..
Më 27 prill, vullnetarë nga gjithsej 465 rajone në të gjithë Bullgarinë morën pjesë në edicionin e tetë të fushatës "Ne numërojmë harabelat" të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve. U numëruan gjithsej 6240 harabela të tre llojeve - shtëpiake,..
Më 31 dhjetor 2023, popullsia e Bullgarisë është 6 445 481 njerëz, ose 1,4% e popullsisë së BE-së, sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Statistikave. Burrat janë 3 097 698 (48,1%), dhe femrat – 3 347 783 (51,9%). Përqindja e..
Në mesnatë përballë Katedrales Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” kryetari i përkohshëm i Sinodit të Shenjtë – Mitropoliti i Vracës Grigorij,..
E ndërtuar në vetëm pak muaj nga komuniteti bullgar në Edrene, kisha “Shën Gjergji Fitimtar” vazhdon të ruajë frymën ortodokse bullgare për..
“Uroj shëndet, paqe dhe dashuri në çdo shtëpi bullgare! Le të na mbushë zemrat dhe mendimet drita dhe gëzimi i festës më të madhe të krishterë dhe të..