Vendbanimet e vogla – shpresat dhe realiteti pas zgjedhjeve

Rruga të shkatërruara dhe të paasfaltuara, rrjete të vjetërsuara të kanalizimit, ndërprerje të shpeshta të korrentit, depo të përligjshme plehrash, lidhje të parregullta të transportit, papunësi dhe shpopullim - këto janë problemet bazë, me të cilat ndeshen gjithnjë e më shumë njerëzit nga vendbanimet e vogla në Bullgari. Prandaj dhe në zgjedhjet e kaluara banuesit e tyre votuan me shpresë që pyetjet e tyre  të gjejnë përgjigje të shpejta.

Një interes në votimin vendor në rrethin Kërxhali (në Bullgarinë Jugore) shkaktoi fakti se pjesa më e madhe e gjysmës së fshatrave kishin vetëm nga një kandidat për kryetar bashkie. Ekspertët e shpjeguan këtë me procesin e mprehtë të shpopullimit. Mungesa e punës i detyron të rinjtë në fshatin e rrethit të qytetit Kërxhali - Pripek që ta braktisin dhe të ikin. Përpara Bozhidar Çollakovit nga Radioja Kombëtare Bullgare - Radio Kërxhali, Fidanka Basheva, një grua nga fshati, tregon për jetën në Pripek:

Të rinjtë ikin për në Sofje, në Kërxhali, jashtë shtetit. Ne, të moshuarit, jetojmë ashtu siç e mendojmë për mirë - gjithnjë e më pak risim duhane (deri përpara pak kohe një mjet kryesor jetese ), por kemi nga një lopë, mbjellim patate, fasule, qepë, domate, kastravec dhe kështu ushqehemi. Por, nuk kemi mjekë. Një herë në javë, për dy-tre orë, vjen një mjek nga qyteti i afërt Xhebell. Ai që sëmuret më seriozisht, thërret “Ndihmën e shpejtë”. Për një vizitë tek specialisti  ose për të vajtuar në spital shkojmë në qytetet Kërxhali, Plovdiv ose në Sofje. Kemi shkollë dhe kopsht për fëmijët, por në qoftë se nuk ndryshon gjë, deri më 10 vjet këtu do të mbeten vetëm njerëzit e moshuar, pas kësaj do të mbyllen shtëpitë dhe fshati do të mbetet pa njerëz. Ashtu siç po shkon mor bir - kështu do të ndodhë.”

Fshati Drangovo është njëri nga fshatrat e mëdha në rrethin e qytetit Kërxhali, me rreth 1200 veta popullsi. Gjendet në 4 kilometra nga brazda e kufirit me Greqinë. Dhe aty problemet janë të përafërta me këto në fshatin Pripek- mungesë pune, të ardhura fare të ulëta, dhe gjithnjë e më pak njerëz të rinj.

“Njerëzit nuk janë shumë mirë - tregon Cvetana Topçieva, një mësuese kopshti në Drangovo. Akoma po gjenden fëmijë për shkollë dhe për në kopsht, por po pakësohen vazhdimisht. Aktualisht në kopsht kemi 19 fëmijë, kurse vetëm përpara 3 vjetëve ata qenë mbi 50. Shkolla është me 35 nxënës. Ajo është shumë mirë e mbrojtur, sepse për ndryshe fëmijët duhet të udhëtojnë deri në fshatin më të madh Benkovski. Kurse një fëmijë i vogël, i cili është në klasën e parë ta dërgosh aty, pa një mbikëqyrje, është gjë e rrezikshme. Shumë gjëra duam nga kryetari i ri i bashkisë, por më e rëndësishmja është që të rregullojë rrugët e shkatërruara dhe të sigurojë një kanalizim të mirë, dhe një furnizim të besueshëm me ujë. Kemi pasur raste që i gjithë fshati  të renditet në radhë përpara një çezme që të mbushin ujë.”

Nga puna e pushtetit të ri vendas emocionohen jo vetëm në fshatin Pripek por dhe në Drangovo. Nga kryetari i bashkisë duan që të punojë në interes ty tyre dhe në një sinkron  me këshilltarët e bashkisë. Që të mund të mbeten të rinjtë,  si Monika Zhivkova, e cila vetëm përkohësisht  është në fshatin e vet të lindjes Benkovski.

Punoj jashtë shtetit prej 3 vjetëve, në bujqësi. Pas Vitit të Ri do të nisem përsëri - thotë ajo. Kategorikisht nuk e shikoj të ardhmen time në Bullgari. Jashtë punoj për 10 euro në orë, kurse këtu punoj gjatë gjithë ditës për po këto para. Prindërit e mi punojnë në repartin e rrobaqepësisë  – një nga firmat e pakta, krahas kafeneve, të cilat propozojnë punë në krahinën tonë.”

Anxhela Haxhieva, po kështu nga fshati Benkovski është studente në Plovdiv. Mëson me korrespondencë dhe në kohën e lirë kur nuk ka leksione është në fshat. Por, verën e kalon tek prindërit në Holandë. Aty pohon ajo, nxirren para shumë të mira:

Duke mos paguar për qira shtëpie sepse jetoj tek prindërit e mi, unë e nxjerr taksën për në universitet për një vit përpara. Paratë atje unë i mbledh për dy-tre muaj, kurse këtu i marrë për një vit të tërë”.

Dhe Monika dhe Anxhela thonë  se nuk interesohen nga politika, sepse mendojnë se edhe pas zgjedhjeve asgjë nuk do të ndryshojë në vendin e tyre të lindjes. Por, sidoqoftë kanë votuar, me shpresë, se diçka do të përmirësohet. Por, shprehin shqetësimin e vet se shumë nga vërsnikët e tyre e konsiderojnë vendin e vet të lindjes vetëm si një destinacion turistik, të cilin e vizitojnë një herë në vit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Bozhidar Çollakov

Galeria

Më shumë nga rubrika

“Njerëzit, të cilët e ndryshojnë Bullgarinë” – një libër, i cili hapet me dyshim dhe mbyllet me admirim

30 vjet pas fillimit të tranzicionit nga socializmit drejt demokracisë, i cili filloi më 10 nëntor 1989 në Bullgari ndodhën shumë ndryshime. U rritën dy breza, për të cilët ngjarjet para vitit 1989 janë pothuajse të panjohura. Tregimet e prindërve për atë..

botuar më 19-11-12 12.04.MD

Në “Javën e Babait” prindërit do të lexojnë libra bashkë me fëmijët e vet

Si fëmijët dhe baballarët të krijojnë një lidhje të fuqishme midis tyre, që të rriten fëmijët të qetë, të bindur në vetvete dhe të suksesshëm, ndërsa baballarët të ndihen meshkuj stabilë dhe të sigurt. Tema për atësinë aktive është në qendër të vëmendjes..

botuar më 19-11-11 4.30.MD
Photo: EPA/BGNES

Ngjarjet me adresë ballkanike

Presidenti Klaus Johanis mori më shumë vota në zgjedhjet presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani fituesi është presidenti aktual Klaus Johanis me 39% prej votave. Në vend të dytë është..

botuar më 19-11-11 4.00.MD