Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Luksemburgu i premtoi Bullgarisë përkrahje për anëtarësimin e saj në Shengen

Foto: mfa.bg

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn deklaroi pasi u takua në Sofje me homologen e tij bullgare Ekaterina Zaharieva se Dukata e Madhe do të bëjë çmos që të bëhet Bullgaria anëtare e sistemit Shengen sa më shpejt. Sipas Ministrit Asselborn në qoftë se ky hap nuk bëhet në BE kjo do të thotë se ka diskriminim ndaj Bullgarisë. Ministrja Zaharieva komentoi se megjithëse tregtia dypalëshe nuk është e një niveli të lartë Luksemburgu është një prej investitorëve më të mëdhenj në Bullgari. Zaharieva vuri në dukje gjithashtu se sipas të dhënave jozyrtare në Luksemburg banojnë rreth 5 000 bullgarë, të cilët janë integruar shumë mirë dhe zënë pozita të larta, gjë që për mendimin e saj është një rrethanë e favorshme për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Korridori i Gjelbër” për kamionë me mallra që prishen në pikën kufitare Vidin-Kallafat

Për të lehtësuar trafikun e rënduar përmes Urës së Danubit 2, së bashku me autoritetet rumune, u sigurua i ashtuquajturi "korridor i gjelbër" për kalimin e automjeteve të mallrave që transportojnë mallra që prishen, kafshë të gjalla dhe mallra të..

botuar më 24-05-29 2.23.MD
Centrali atomik

Në centralin atomik “Kozlloduj”, karburanti rus zëvendësohet me karburant amerikan

Në të vetmin central atomik bullgar - "Kozlloduj", sot u mbajt një ceremoni me rastin e aplikimit të një lloji alternativ karburanti në bllokun 5 të centralit me prani të ministrit të energjetikës Vlladimir Malinov, ambasadorit të SHBA-së..

rinovuar më 24-05-29 1.39.MD

Në prill, bullgarët kanë udhëtuar kryesisht në Ballkan

Udhëtimet e shtetasve bullgarë jashtë vendit në prill 2024 ishin 707 900, ose 4.9% më shumë krahasuar me prillin 2023. Numri më i madh i udhëtimeve ishte në: Turqi – 195 000, Greqi – 149 400, Rumani – 58 300, Serbi – 54 600, Gjermani – 34 800,..

botuar më 24-05-29 12.50.MD