Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kishë të re ortodokse ndërtojnë në Kërxhali

Foto: BTA

Kisha do të ndodhet në oborrin e manastirit mesjetar “Shën Gjon Pararendësi” dhe do të mbajë emrin e Shën Sofias dhe vajzave të saj Besa, Shpresa dhe Dashuria.“Këto janë virtyte të mrekullueshme, për të cilat ne të gjithë po kemi nevojë në jetën tonë”– tha Ati Nikollaj Veliçkov. 

Kisha e re do të formojë pamjen e kompleksit të manastirit, në të cilin para dy dekadave gjatë gërmimeve arkeologjike  ishin gjetur veshjet e vetme në botë të një peshkopi të endura me fije ari. Tempulli i ri do të jetë i dyti në territorin e kompleksit pas kishës kryesore, e cila mban emrin e Shën Gjon Pararendësit. Vetë ajo bashkë me një pjesë prej mureve fortifikuese të manastirit ishte zbuluar nga arkeologët në fund të shekullit të kaluar. Pasi ishte bërë restaurimi, kisha u hap në vitin 2011.

Për Atin Nikollaj vënia e gurit themeltar të faltores së re në Kërxhalli është “një çast historik”. Përgjegjësi dhe gëzim shpirtëror është ndërtimi pikërisht tani, mendon prifti dhe shprehu shpresë se ndërtimi do të kryhet brenda një viti.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ursula von der Leyen vizitoi Plovdivin dhe citoi Botevin

Kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen, u takua me banorët e Plovdivit. Vizita, e cila u zhvillua të dielën në Teatrin Antik në qytet, është pjesë e turneve në vendet anëtare të BE-së të kandidatëve kryesorë për presidentin e ardhshëm të..

botuar më 24-06-03 2.23.MD

Ivan Nikollov nga Bosilegradi u nderua me Urdhrin më të lartë Bullgar

Bullgaria është shtytësi kryesor i integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse ne e kuptojmë se sa i rëndësishëm është ky integrim për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të rajonit. Por ne qëndrojmë fort në..

botuar më 24-06-03 12.58.MD

A stigmatizohen fëmijët me autizëm në Bullgari?

Në mbarë botën, çrregullimet e spektrit të autizmit po rriten në një progresion gjeometrik. Bullgaria nuk bën përjashtim në këtë drejtim. Dhe nëse më shumë se një dekadë më parë një në 10 000 fëmijë në mbarë botën diagnostikohej me autizëm, sot..

botuar më 24-06-03 7.05.PD