Fshati bullgar Bërdarski Geran në Bullgarinë Veriperëndimore është i njohur si kryeqyteti i bullgarëve banatë. Kjo bashkësi e vogël katolike dallohet me jetesën e vet dhe me traditat, të cilat i ruan me rigorozitet brez pas brezi. Festat më të shumëpritura në fshat janë karnavali “Fërshangi” në fund të dimrit dhe balloja verore. Sivjet “Balloja” do të zhvillohet më 29 gusht me pjesëmarrjen e bullgarëve banatë nga vendi dhe nga jashtë.
Për ngjarjen në Bërdarski Geran priten dhe qindra miq, të cilët kanë dëshirë të afrohen deri tek trashëgimia e pasur kulturore të bashkësisë së vogël katolike. Kulmi i festës do të jetë në darkën e ditës së shtunë, kur në mejdan do të mblidhen që të gjithë pjesëmarrësit, të veshur në veshjet popullore karakteristike banatëse.Do të ketë këngë dhe vallëzime banatëse , do të jetë e pranishme dhe gjendja e shkëlqyer shpirtërore.
“Balloja” organizohet çdo vit në fund të muajit gusht. Ngjarja mbledh në vetvete të gjithë entuziazmin dhe pasionin për të jetuar të njerëzve, të cilët e krijojnë. Duke veshur veshjet popullore për disa orë, përfaqësuesit e bashkësisë banate tek ne, ndajnë bukurinë e folklorit të tyre si dhe vlerat, të trashëguara nga paraardhësit e vet.
Foto: bardarskigeran.euMe 20 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Sipas besimeve, dhimbjet e lindjes së Nënës së Zotit fillojnë nga kjo ditë. Edhe në këngët popullore thuhet:“Filluan dhimbjet e lindjes së nënës së Zotit”. Në kalendarin..
Tetë tradita autentike bullgare dhe aftësi të përcjella brez pas brezi nga pjesë të ndryshme të vendit u bënë pjesë e Listës Përfaqësuese Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe kështu u bënë pjesë e "Thesareve të gjalla njerëzore" të..
Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..