Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria si një destinacion për çiklizëm

Foto: Veneta Nikollova

Pavarësisht nga potenciali i padiskutueshëm për turizëm me biçikleta, vendi ynë po vazhdon të jetë në periferi të tendencave botërore në këtë fushë. Shkaqet për këtë janë në pamje të parë kontradiktore. Nga njëra anë Bullgaria është një parajsë për adhuruesit e natyrës dhe për aventuristët, kurse kalimet me biçikleta janë një mënyrë e preferuar prej tyre të shkëputen nga qyteti, që të mund të bien në përqafimin e malit. Këta njerëz i gërshetojnë shëtitjet me biçikletë tek ne me turizmin fshatar, me lëshime nëpër lumenjtë, vërejtjen e shpendëve dhe akoma një numër të madh emocionesh, të cilat ua propozon natyra e ruajtur bullgare.

Sipas Ljubomir Popjordanovit, themelues i Shoqatës Bullgare për Turizëm Alternativ, Bullgaria është një destinacion perfekt për çiklizëm malor. Përse? Sepse nuk janë të domosdoshme trase speciale, përdoren rrugët e zeza ose shtigjet për të ecur në këmbë. Fansat e biçikletës malore tek ne orientohen me xhipies dhe me ndihmën e platformave të specializuara në internet. “Këta njerëz udhëtojnë , që të mund të kenë përjetim, të mësojnë diçka të re. Malet rreth Sofjes, si dhe malet Rodopi, Pirin, Bellasica dhe Ograzhden janë ideale për këtë qëllim!” - pohon Popjordanov.

Por jo kështu qëndrojnë gjërat me të ashtuquajturin çiklizëm rrugor. Në këtë drejtim Bullgaria mbetet shumë mbrapa nga Evropa. Shkaku është i qartë - rrugët e shkatërruara dhe mungesa e një politike shtetërore në këtë drejtim.

Ljubomir Popjordanov

“Kërkimi kryesor nëpër botë është për çiklizëm rrugor, por për të ne praktikisht pothuajse nuk kemi një propozim të mirë - pohon Ljubomir Popjordanov. Biçikleta malore, ku ne jemi më të fortë, zë mezi 5 deri më 8% nga pjesa e përgjithshme e turizmit çiklistik nëpër botë. Kjo përkatësi nuk është e dobishme për ne! Aktualisht në sektor po hyjnë dhe biçikletat elektrike, kështu që dhe njerëzit me mundësi të pakta të mund të ngjisin pjerrtësitë e lehta”

Lidhur me çiklizmin rrugor Ljubomir Popjordanov propozon itinerarin midis qyteteve në malin Stara Pllanina Etropole dhe Elena, ku rruga është në gjendje shumë të mirë, trafiku nuk është shumë i ngarkuar, kurse peizazhi është tepër i bukur. Është shumë e këndshme dhe rruga çiklistike 5 kilometrash në Luginën e Trëndafilave midis fshatit Enina dhe qytetit Kazanllëk.

Por, çfarë mund të themi për pjesën bullgare të itinerarit evropian EvroVelo 6 e cila kalon dhe përgjatë bregut tonë Danubian?

“Mjerisht kur hyjnë në territorin tonë, çiklistët ndeshen me rrugët e shkatërruara, ku janë të zhdukura dhe tabelat rrëfyese të rrugës e kështu me radhë” - thotë Ljubomir Popjordanov. Bashkë me kolegët e tij nga Shoqata Bullgare për Turizëmin Alternativ, ai propozon pranimin e një Plani Kombëtar Çiklistik për Bullgarinë.

“Për këtë lloj turizmi nuk ka fare një kuptim tek ne. Për të nuk ka asnjë lloj tabelash udhëzuese. Dhe pikërisht kjo është ideja e kësaj strategjie të çiklizmit kombëtar-të vendosen ndonjë lloje shënimesh dhe tabela nëpër vend. Duhet të ndryshohen dhe disa rregullore në Ligjin për Lëvizje Rrugore, që të mund çiklisti të ndihet mirë dhe i mirëpritur dhe i sigurt në Bullgari.

Kalimet me biçikleta duhet të zhvillohen njëkohësisht me turizmin e kampimit-temë të cilën Ministria e Turizmit si dhe të gjitha rrethet lobiste tek ne me këmbëngulje i injorojnë.

Duket se kriza me koronavirusin na jep një mundësi të shkëlqyer të rimendojmë përpjekjet dhe investimet në degë deri në këtë moment dhe t’i japim një llogari vetes, se e ardhmja është tek turizmi alternativ, i cili është shumë afër me njerëzit dhe sjellë mirëqenie të mirë për bashkësitë vendase, dhe jo një grushti të vogël investitorësh!” - tha në përfundim Ljubomir Popjordanov.


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Veneta Nikollova, BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një tren turistik me vagonë retro do të udhëtojë në linjën e binareve të ngushta në korrik

Një tren special me vagonë ​​retro do të udhëtojë çdo të shtunë dhe të diele gjatë korrikut në një itinerar nga stacioni Septemvri deri në stacionet Velingrad dhe Cvetino dhe në drejtim të kundërt me rastin e Festave të 51-ta Kulturore të Velingradit...

botuar më 24-07-02 3.52.MD

Cila është shija e Bullgarisë - kuzhina si pjesë e kartës sonë turistike

Byreku (banica) dhe Sallata jonë“Shopska” kanë qenë më shumë se një herë në pozitat kryesore të renditjeve gastronomike botërore. Por kuzhina kombëtare bullgare nuk përbëhet vetëm nga këto dy gjellë, qebapët , patatet e skuqura me djathë..

botuar më 24-06-30 10.05.PD
facebook.com/kreposttamogilitsa

Një pamje e re magjike drejt shpateve të Rodopeve Perëndimore

Në kulmin e verës, ne kërkojmë freski në male, dhe muajt korrik dhe gusht janë më të ngarkuarit për hotelet dhe vendet e akomodimit përgjatë rrjedhës së sipërme të Ardës. Një pamje e re panoramike do të tërheqë pushuesit përgjatë shtigjeve të Rodopeve..

botuar më 24-06-29 8.30.PD