Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk ka nevojë që të ndryshojnë masat kundërepidemike

Foto: BGNES

Pavarësisht nga rritja e numrit të shtrimeve në spital, nuk ka rrezik përpara sistemit shëndetësor për shkak të COVID-19, bindi ministri i shëndetësisë Kostadin Angjellov, transmetoi Radioja Kombëtare Bullgare. Sistemi është i pajisur me mjaftë shtretër dhe mjekë. Gjatë ditëve të fundit po vëmë re një shtim me rreth 1% të zënies së shtretërve spitalor, nga 10 në 11%. Kurse në repartet intensive nga 4 më 4,8%. Këto numra japin atë siguri në këtë moment, e cila na është e domosdoshme që të mos ndryshojmë masat në Bullgari , tha ministri.

Ai bindi akoma se specialistët mjekësorë, të cilët luftojnë në linjën w parë kundra infeksionit, do të vazhdojnë të marrin shpërblimin shtesë prej 500 euro /1000 leva/ derisa të vazhdojë situata e shpallur epidemike e jashtëzakonshme në vend.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bukuria e ëmbël në Etyde të Sheqerta në Zllatograd

Më 15 dhe 16 qershor, Zlatograd mirëpret edicionin e 8-të të Asamblesë së Sheqerit "Bullgaria ime". Do të mbahet një takim kombëtar i pastiçerëve dhe dekoruesve bullgarë. Do të hapet edhe ekspozita “Arti i sheqerit: Etydet e sheqerta në Zllatograd”...

botuar më 24-06-15 10.40.PD

Parashikimi i motit për 15 qershorin

Të shtunën e datës 15 qershor do të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e paradites vende-vende në rrafshnalta dhe ultësira dukshmëria do të jetë e zvogëluar. Pas mesditës, kryesisht mbi zonat lindore dhe malore do të zhvillohen vranësira, por nuk..

botuar më 24-06-14 7.40.MD
Atanas Zaprjanov

Qeveria e përkohshme po punon për paketën e ardhshme të ndihmës për Ukrainën

Qeveria e përkohshme po punon për të formuar paketën e ardhshme të ndihmës për Ukrainën, tha për BNR ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov pas përfundimit të një takimi të ministrave ushtarakë të vendeve të NATO-së. I pyetur për të komentuar fjalët e..

botuar më 24-06-14 6.17.MD