Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Masat kundër Covid-19 nuk u bënë pengesë para Valles së Burrave në Kallofer

| rinovuar më 21-01-06 5.01.MD
Foto: BTA

Vallja tradicionale e burrave në Ditën e Bekimit të Ujit në lumin Tunxha në Kallofer (Bullgari Jugore) u zhvillua megjithë masat anti-epidemike. Me në krye një gajdexhi dhe një daullexhi meshkuj të veshur me kostume popullore bullgare zhvilluan një precesion deri në lum.

“Festa është diçka si relikt për qytetin. Shpresojmë se me ndihmën e Zotit do të kemi më shumë shëndet! – tha nëpërmjet programit “Horizont” të BNR-së kryetari i bashkisë së qytetit Rumen Stojanov. - E marr përgjegjësinë, lë të më gjobojnë”, deklaroi ai. Kryebashkiaku gjithashtu është pjesëmarrës tradicional në ritual, por gjatë vitit 2021 për shkak të detyrave profesionale, nuk mori pjesë në vallen e akullt.

Rumen Stojanov shtoi se askush nuk mund të ndikojë mbi besimin e fortë të qytetarëve të Kalloferit, duke theksuar se madje regjimi totalitar para vitit 1989 nuk ka arritur ta ndërpresë traditën.

Për shkak të “Valles së Burrave” Kryetari i Bashkisë së Kalloferit Rumen Stojanov u gjobua me 1000 leva (511 euro) sepse nuk i ka respektuar masat anti-epidemike.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të rinjtë bullgarë fituan medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare e Kimisë

Nxënësit bullgarë u kthyen në shtëpi me një komplet të plotë medaljesh pas një paraqitjeje të shkëlqyer në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë Mendeleev në Kinë. Në konkurrimin e 151 pjesëmarrëse nga 26 shtete, ata fituan medalje ari, argjendi dhe..

botuar më 24-04-30 5.59.MD

Me çfarë do të hyjë në histori Parlamenti Evropian në largim?

Seanca plenare e lamtumirës e Parlamentit të nëntë Evropian (PE) kaloi nën shenjën e fushatës së ardhshme zgjedhore për Parlamentin e radhës”, tha gazetarja e programit “Horizont” të BNR Tanja Millusheva , e cila vizitoi për herë të parë organin..

botuar më 24-04-30 5.09.MD

Donacion nga Bullgaria për bullgarët në Prespën e Vogël

Një tjetër donacion të madh për rajonin e Prespës së Vogël të Shqipërisë, ku jetojnë edhe njerëz me rrënjë bullgare, bëri Fondacioni “Kujtesa Bullgare”. Pas kërkesës së kryetarit të Komunës Pustec Pali Kolevski dhe nënkryetarit Jani Nikolla,..

botuar më 24-04-30 4.41.MD