Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një sajt paraqet ndihmën e siguruar nga BE për rindërtimin e Shqipërinë pas tërmetit

Foto: MPJ-ja e Bullgarisë

Një Delegacioni i BE-së në Shqipëri krijoi një uebfaqe të veçantë që paraqet ndihmën e ofruar nga BE dhe shtetet anëtare në projektet e rindërtimit të vendit.

Në të mund të gjendet edhe informacioni mbi ndihmën financiare, humanitare dhe teknike të siguruar nga Bullgaria:

https://euprojects.al/earthquake-recovery?fbclid=IwAR1hL7rTzOdPBvpcGt7aZvCBQFl2rAHbFCrKnDdbRI-RpdurA49M8BORGFg

Më 17 shkurt 2021 u mbush një vit nga Konferenca Ndërkombëtare e Donatorëve “Së bashku për Shqipërinë”, organizuar nga BE në Bruksel në mbështetje të Shqipërisë. Më 26 nëntor 2019, një tërmet me madhësi 6.4 të shkallës Rihter vrau 51 persona, më shumë se 900 u plagosën, 17 000 u zhvendosën përkohësisht për shkak të shkatërrimit të plotë ose të pjesshëm të shtëpive të tyre, u shkaktuan dëme materiale prej më shumë se 1 miliard euro. Si rezultat i Konferencës së Donatorëve të organizuar nga BE, u njoftua një total prej 1.15 miliardë euro për rindërtimin e vendit, nga të cilat 295.73 milion euro ishin grante dhe 853 milion euro kredi.

Republika e Bullgarisë ishte ndër vendet e para që iu përgjigjën thirrjes për ndihmë dhe me një vendim të Këshillit të Ministrave të 28 Nëntorit 2019 vendi ynë siguroi ndihmë humanitare nga 200 000 /rreth 100 000 euro/ leva për Republikën e Shqipërisë. Kryqi i Kuq Bullgar dhe Mbrojtja Civile dërguan katër kamionë me ndihmë humanitare (çadra, batanije, jastëkë, materiale higjienike).

Ambasada e Bullgarisë në Shqipëri ndihmoi punën e dy ekipeve prej 20 specialistësh bullgarë që operuan në rrethet e Durrësit dhe Tiranës për të ndihmuar ekspertët vendas në inspektimin dhe vlerësimin e dëmeve nga tërmeti. Në Konferencën e Donatorëve në Bruksel, vendi ynë siguroi një shtesë prej 200 000 levash /rreth 100 000 euro/ ndihmë humanitare për Republikën e Shqipërisë. Bullgaria gjithashtu siguroi ndihmë financiare dhe teknike për Shqipërinë në tërmete të tjera të mëdha që shkaktuan dëme materiale në 2019.

Informacioni është i Ministrisë së Jashtme Bullgare.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti u takua me përfaqësues të bullgarëve në Kosovë

Bullgaria i kushton rëndësi të madhe kontakteve aktive me komunitetin bullgar në Kosovë, deklaroi kreu i shtetit Rumen Radev. Ai priti përfaqësues të Shoqatës për Zhvillim dhe Integrim të Bashkësisë Bullgare në Republikën e Kosovës, njoftoi qendra e..

botuar më 24-05-10 9.16.PD

BNR tashmë ka një kanal në TikTok

Nga 9 maji, Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) hyn zyrtarisht në botën e TikTok. Në kanalin e ri media do të ofrojnë video informative, por edhe argëtuese me momente nga transmetimi i të gjitha programeve. Do të tregojë prapaskenat e ngjarjeve më të..

botuar më 24-05-09 10.22.PD

Koncerte dhe ceremoni solemne me rastin e Ditës së Evropës në Bullgari

Festimi i Ditës së Evropës më 9 maj filloi në vitin 1986. Vendimi për ta shpallur atë u mor në Takimin e nivelit të lartë të Komunitetit Evropian në Milano më 28-29 qershor 1985. Për t'u dhënë fund konflikteve të shumta në Evropë që kulmuan në..

botuar më 24-05-09 6.55.PD