Fatme Shaban është sportistja më e re mes femrave në Skuadrën Kombëtare të Mundjes. Në biografinë e saj sportive ajo ka regjistruar fitore në kampionate të shumta, kurse një nga triumfet e saj të fundit qe në fund të muajit mars, në Turneun Ndërkombëtar “Petko Sirakov dhe Ivan Iliev” për mundje të lirë klasike për vajza deri në moshën 23 vjeçe.
Vajza 17 vjeçe fillon të merret me këtë sport fuqie në fshatin Samuillovo, rrethi i qytetit Razgrad, akoma në moshën 11 vjeçe. Ajo vendos që të vazhdojë arsimin e vet në shkollën sportive në qytetin Razgrad, ku njihet me trajnerin e saj të tanishëm Deniz Hamid.
“Fatme ka një dhunti, një talent të madh, ajo pëlqen të mësojë, të lexojë, është një nxënëse e shkëlqyer. Ajo është shumë e disiplinuar. Kur nuk përgatitet për gara lexon libra, zhvillohet”, kështu e përshkruan mentori i saj. Mundësja e re admiron sukseset e sportisteve të shquara bullgare Tajbe Jusein , Miglena Selishka dhe Evelina Nikollova, e cila kohët e fundit fitoi kuotë për Lojërat Olimpike.
Pavarësisht nga pandemia, Skuadra Kombëtare e Femrave në mundje dhe vet Fatme Shaban kanë se me çfarë të krenohen:
“Pesë herë isha kampione kombëtare e Bullgarisë, dy herë kam qenë nen kampione kombëtare, përpara ca kohe fitova titullin e kampiones në Turneun Ndërkombëtar të Mundjes “Petko Sirakov”, kam marrë pjesë në dy kampionate evropiane dhe një kampionat botëror. Kam medalje nga turne të zhvilluara në Bullgari, Rumani dhe Spanjë” - tregon për fitoret e veta deri këtu, sportistja e re. Trajneri i skuadrës kombëtare të grave Petër Kasabov i beson Fatme Shabanit dhe e përfshin në grupin e zgjeruar të femrave, gjatë kohës së kampit të tyre të fundit stërvitës me një vështrim drejt Lojërave Olimpike në Tokio.
Përveç sportit, turneve dhe stërvitjeve, Fatme ka dhe një hobi të dashur - të pikturojë. “Derisa pikturoj unë shpërqendrohem dhe kështu ndihem e çlodhur” thotë vajza.
Sportistja e talentuar ka një mesazh ndaj atyre, të cilët mendojnë të punojnë për sukses: ”Vetes dhe atyre iu uroj të ecin me vetëdije në rrugën të cilën e kanë zgjedhur. Të mos heqin dorë, kur është e vështirë, përkundrazi – të vazhdojnë pavarësisht nga kjo. Rezultatet dhe sukseset do të vijnë, kur duhet”.
Kurse shpresa të ardhshme në këtë sport ka. Sipas fjalëve të trajnerit Deniz Hamid, në “qytetin Razgrad dhe në Lludogorie mundja vazhdon të jetë një nga sportet tradicionale”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BWF, arkiv personal
Në Kampionatin Evropian të Boksit në Beograd, Rami Kiuan arriti suksesin më të madh të karrierës së tij dhe mundi në finale rusin Xhambullat Bizhamov në kategorinë 75 kg me votat e gjyqtarëve 3:2. Në finalen e Beogradit, Rami humbi raundin e parë,..
Bullgari Kristian Vasilev u kualifikua në finalen e skifit të Kualifikimit Olimpik Evropian të kanotazhit në Szeged (Hungari). Ai fitoi gjysmëfinalen e dytë dhe zuri një vend në fazën finale të kualifikimeve për Paris 2024, duke kaluar 2000 metra për..
Kristian Vasilev do të garojë në një gjysmëfinale të skifit për kualifikimin Olimpik Evropian në Szeged (Hungari). Ai fitoi bindshëm ndeshjen e dytë pasi e përshkroi distancën 2000 metra për 6:53.08 minuta. Në vitin 2023, Kristian Vasilev humbi..
Një bullgare tjetër u ngjit në majën më të lartë të botës! Marieta Georgieva u ngjit në Everest (8848 m) dhe u bë gruaja e tretë bullgare që pushtoi..