Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Në tërë Bullgarinë do të ketë festime për më të vegjlit

Foto: arkiv

Historia e festës daton që nga Konferenca Botërore për Shëndetin e Fëmijëve në Gjenevë në vitin 1925, e cila miratoi Deklaratën e të Drejtave të Fëmijëve pavarësisht racës, kombësisë dhe fesë. Nuk ka informacion të saktë se pse është zgjedhur data 1 qershor, por një nga supozimet është se ajo ka të bëjë me festivalin kinez të varkave të dragoit Duan Wu Jie. Në vitin 1925 jetimët kinezë u ftuan në festivalin, i cili u zhvillua më 1 qershor dhe data përkoi me Konferencën e Gjenevës.

Në Bullgari 1 qershori u bë festë zyrtare pas një dekreti të Mbretit Boris III në vitin 1927.

Në vitin 1949 Moska shpalli 1 qershorin Ditë Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe në vitin tjetër 1950 ajo festohej tashmë në 51 vende të botës, shumica prej tyre pjesë e ish-bllokut socialist. Pas ndryshimit të sistemit politik në këto vende /1989/ festa u ruajt, përfshirë në Bullgari.

Ngjarje dhe festime të ndryshme për të vegjlit organizohen sot në të gjithë Bullgarinë. Në kryeqytet Kopshti i Qytetit përpara Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov” dhe hapësira para Pallatit Kombëtar të Kulturës /NDK/ janë dy nga vendet kryesore për argëtim për fëmijët.

Radio Kombëtare Bullgare /BNR/ është gjithashtu pjesë e programit të festave për 1 qershorin. Media publike i ka ftuar fëmijët për një festë të posaçme me rastin e 1 qershorit në oborrin para godinës së BNR-së.

Për here të parë që prej muajsh para publikut do të këndojë grupi vokal “Radio Deca” /Radio Fëmijë”/.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një kopje e "Thesarit të Artë të Panagjurishte" është ekspozuar në Burgas

Në Muzeun Arkeologjik në Burgas (Blvd. "Aleko Bogoridi" 21) u hap ekspozita "Thesari i Artë i Panagjurishtes". Kopja muzeale e thesarit më të famshëm bullgar është kthyer së fundmi nga një vizitë në Dubai dhe tani është e ekspozuar në sallën "Tresor" të..

botuar më 24-05-19 7.10.PD

Kuzhina etnike, kostume të lashta dhe orkide në "Natën Evropiane të Muzeve" në Burgas dhe Nesebër

Muzeu etnografik në Burgas do të mbajë erë ushqimi. Aty, drejtori i muzeut, dr. Milen Nikollov, do të demonstrojë personalisht kuzhinën etnike dhe aftësitë e tij në kuzhinë. Ai do të gatuajë mish derri me lëpjetë, qepë të njoma dhe mente sipas një recete..

botuar më 24-05-18 8.05.PD

"Nata Evropiane e Muzeve" me një program ndërdisiplinor në shkallë të gjerë në Sofje

Për herë të 20-të Sofja i bashkohet “Natës Evropiane të Muzeve”. Iniciativa organizohet nga Instituti Francez në Bullgari, Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Sofjes të shtunën e tretë të majit. Në programin e natës, banorët dhe të ftuarit e kryeqytetit..

botuar më 24-05-18 7.15.PD