Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Masat e Covid do të varen nga shtretërit e kujdesit intensiv në spitale

Foto: arkiv

Bizneset dhe shkollat ​​do të mbyllen me zënien 80 për qind të shtretërve të kujdesit intensiv, sipas planit të ri Covid të paraqitur nga kabineti. Sipas planit, Bullgaria ndahet në 6 grupe rrethesh që do të monitorohen në total dhe masat që do të prekin këto grupime do të jenë në funksion të shumës së shtretërve intensivë në këtë grup rrethesh. Harta me gjashtë rrethet do t’u prezantohet bullgarëve çdo ditë dhe me një parashikim për 5 ditët e ardhshme. Në këtë mënyrë, çdo familje dhe biznes mund të ketë e qartë për atë që ka përpara. Kështu deklaroi Kryeministri Kirill Petkov.

Ai gjithashtu theksoi katër etapa në të cilat do të ketë masa të ndryshme. Etapa e parë është – 50 për qind zënie e shtretërve të kujdesit intensiv (masat janë të vogla), etapa e dytë – 60 për qind (ka masa, por funksionojnë të gjitha bizneset, si dhe shkollat), etapa e tretë - 70 për qind (atëherë do të fillojnë masat e para më të buta kufizuese, por fëmijët nga klasa e parë deri në të katërtën do të frekuentojnë shkollën,) etapa e katërt - 80 për qind zënie e shtretërve të kujdesit intensiv (do të jetë një mbyllje simetrike e bizneseve, me përjashtim të dyqaneve ushqimore dhe farmacive).

Për momentin ekziston rreziku i hyrjes në etapën 4 të Rajonit Qendror Verior, shtoi Petkov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti u takua me përfaqësues të bullgarëve në Kosovë

Bullgaria i kushton rëndësi të madhe kontakteve aktive me komunitetin bullgar në Kosovë, deklaroi kreu i shtetit Rumen Radev. Ai priti përfaqësues të Shoqatës për Zhvillim dhe Integrim të Bashkësisë Bullgare në Republikën e Kosovës, njoftoi qendra e..

botuar më 24-05-10 9.16.PD

BNR tashmë ka një kanal në TikTok

Nga 9 maji, Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) hyn zyrtarisht në botën e TikTok. Në kanalin e ri media do të ofrojnë video informative, por edhe argëtuese me momente nga transmetimi i të gjitha programeve. Do të tregojë prapaskenat e ngjarjeve më të..

botuar më 24-05-09 10.22.PD

Koncerte dhe ceremoni solemne me rastin e Ditës së Evropës në Bullgari

Festimi i Ditës së Evropës më 9 maj filloi në vitin 1986. Vendimi për ta shpallur atë u mor në Takimin e nivelit të lartë të Komunitetit Evropian në Milano më 28-29 qershor 1985. Për t'u dhënë fund konflikteve të shumta në Evropë që kulmuan në..

botuar më 24-05-09 6.55.PD