Përfaqësuesi bullgar në edicionin e sivjetshëm të Eurovisiont- grupi rock Intelligent Music Project mori një përkrahje të madhe. Grupi bullgar do të dalë në skenën e madhe të Torinos, i udhëhequr nga Ronnie Romero. Vokalisti i tanishëm i Rainbowështë pjesë e projektit bullgar rock së bashku me muzikantët Stojan Jankullov-Stunxhi, Sllavin Sllavçev, Biser Ivanov, Ivo Stefanov dhe Dimitër Sirakov.
Intelligent Music Project morën dhjetëra video urimi nga muzikantët e grupeve me famë botërore, të cilët i urojnë suksese Bullgarisë dhe përfaqësuesve bullgarë në Eurovision.
“Përshëndetje, si je, Bullgari!” - nis video-urumi vokalisti i Uriah Heep Bernie Shaw. Mick Box nga grupi legjendar kujton paraqitjet e shumta të grupit në Bullgari, si dhe Festivalin “July Morning”, i quajtur sipas këngës me të njëjtin emër të Uriah Heep.
Me thirrjet “Përpara, Bullgari!” dhe “Përkrahu Bullgarinë” shprehën përkrahje ndaj vendit tonë edhe kitaristi Axel Rudi Pell, bateristi i Rod Stewart, CarmineAppice, Eric Bloom nga Blue Oyster Cult, Todd Sucherman nga Styx, Bobby Rondinelli (Rainbow, Black Sabbath), Roger Earl (Foghat), DORO, Jeff Scott Soto (Yngwie Malmsteen, Journey), kitaristi Gus G nga grupi i Ozzy Osbourne, bateristi Mike Terana (Yngwie Malmsteen, Journey), Tim Pierce (që ka incizuar këngë me Michael Jackson, Bon Jovi, etj.) dhe klaviristi Tony Carey (Rainbow).
Të gjitha video urimet mund t'i shikoni KËTU:
Anëtarët e një grupi tjetër legjendar i dërguan urimet e tyre për fat përfaqësuesit bullgar të Eurovision - muzikantët nga Nazareth. “Unë e dua Eurovision dhe u kënaqa kur mësova se këtë vit Bullgaria do të përfaqësohet nga Intelligent Music Project dhe kënga e tyre “Intention”. Kjo është një këngë fantastike e realizuar nga një grup shumë i talentuar”, tha në video bateristi i grupit.
“Intention, ose “Synimi”, përkthyer shqip, shtron çështjen e luftës së brendshme personale të secilit prej nesh me modelet e vjetruara të besimit dhe sjelljes që na tërheqin prapa – vë në dukje autori i muzikës dhe tekstit të këngës Dr. Milen Vrabevski.
Bullgaria, e përfaqësuar nga Intelligent Music Project dhe kënga “Intention”, do të marrë pjesë në gjysmëfinalen e parë të Eurovision më 10 maj.
Përpiloi: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 17 mars, Orkestra Kombëtare Filarmonike dhe kryedirigjenti i saj do të jenë sërish të ftuar në sallën legjendare të Artë të Shoqatës së Muzikës së Vjenës - Wiener Musikverein. Nën dirigjimin e Najden Todorovit do të tingëllojë Koncerti për Trumbetë..
Sot në Ruse fillon edicioni i 64-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Ditët Muzikore të Marsit”. Ai do të zgjasë deri më 31 mars. Në kuadrin e aktivitetit do të mbahen njëzet e tre koncerte me vepra nga Rilindja dhe Baroku deri te muzika..
Irina Fllorin është ndër këngëtaret bullgare me një ndjenje të theksuar moderniteti në të gjitha dimensionet e tij. Tendencat më aktuale përshkojnë muzikën e saj, me të cilën ajo vazhdon të jetë e pranishme prej vitesh në skenën bullgare...