Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Еkaterina Dafovska u largua nga drejtimi i biatlonit bullgar

Ekaterina Dafovska
Foto: BGNES

Për shkak të problemeve shëndetësore, kampionia olimpike Ekaterina Dafovska dha dorëheqjen si kryetare e Federatës Bullgare të Biatlonit. Në mbledhjen e radhës më 11 maj 2022, Bordi Drejtues do të caktojë datën e zgjedhjes së presidentit të ri të Federatës nga Mbledhja e Përgjithshme.

Medalistja e artë në Lojërat Nagano u rizgjodh së fundmi në krye të federatës, pavarësisht kundërshtimeve të forta dhe mosmarrëveshjeve me Ministrinë e Rinisë dhe Sportit rreth financimit shtetëror për Federatën Bullgare të Biatlonit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti diskutoi në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar për kandidaturën e Sofjes për organizimin e Olimpiadës për të rinj

Ne e vlerësojmë shumë gatishmërinë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të mbështetur përpjekjet dhe ambicien e Bullgarisë për të pritur Olimpiadën Dimërore të të Rinjve. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në një takim me presidentin e Komitetit..

botuar më 24-05-28 8.26.PD
Stilijana Nikollova,
foto: Federata Bullgare e Gjimnastikës Ritmike - Anna Nedkova

Medalje e artë për Stilijana Nikollovën dhe ansamblin bullgar të gjimnastikës ritmike në Kampionatin Evropian

Stilijana Nikollova u bë kampione e Evropës në gjimnastikë ritmike pas një paraqitjeje të shkëlqyer në Kampionatin e Budapestit. Ajo luajti pa gabime kombinimet e saj me rreth, shkopinj, shirit dhe top. Ansambli i Bullgarisë mbrojti titullin..

botuar më 24-05-27 9.27.PD
Dara Malinova (majtas) dhe Magdalena Vëllkova

Vajzat fituan medaljet e para në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Ritmike

Dara Malinova dhe Magdalena Vëllkova fituan medaljet e para për Bullgarinë në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Ritmike në Budapest. Malinova fitoi medaljen e argjendtë në shiritin te vajzat me 29.600 pikë. Medaljen e artë e fitoi rumunia Amalia..

botuar më 24-05-24 10.01.PD