Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BE miratoi paketën e 6-të të sanksioneve kundër Rusisë, Bullgaria mori një afat shtyrjeje për naftën

Ursula von der Layan dhe Charles Michel
Foto: arkiv

Udhëheqësit e BE-së mbështetën ndalimin për “më shumë se dy të tretat” e importeve të naftës ruse. Ishte e vështirë të arrihet një kompromis për të vendosur sanksione ndaj Moskës për shkak të luftës në Ukrainë, tha presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, cituar nga AFP.

Në Twitter, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layan shkroi se embargoja do të reduktojë 90 për qind të importit të naftës të Rusisë në Evropë deri në fund të vitit 2022.

Pengesa kryesore për paketën e 6-të të masave kundër Moskës ishte Hungaria, sepse vendi kërkonte garanci për sigurinë e furnizimeve të saj me naftë.

Bullgaria gjithashtu merr një shtyrje dhe do të jetë në gjendje të blejë naftë ruse deri në vitin 2024.

Udhëheqësit miratuan që BE-ja të ndajë më shumë se 9 miliardë euro për Kievin për të mbuluar deficitin buxhetor të Ukrainës.

Samiti në Bruksel vazhdon më 31 maj.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shteti mori një borxh prej 200 milionë euro të tjera

Ndërsa në Bullgari dhe Evropë numëronin fletëvotimet pas zgjedhjeve parlamentare më 10 qershor, Ministria e Financave shiti borxhin e qeverisë për 400 milionë leva ose gati 200 milionë euro. U njoftua se do të emetoheshin letra me vlerë për 200..

botuar më 24-06-11 10.37.PD

Me 100% të protokolleve të përpunuara zgjedhore, në parlamentin e ri hyjnë 7 parti

“GERB-SDS” është forca e parë politike në votimin për parlamentin kombëtar të mbajtur më 9 qershor me 100% të numëruara të protokolleve seksionale zgjedhore, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Rezultatet janë këto: GERB-SDS..

botuar më 24-06-11 9.32.PD

Parashikimi i motit për 11 qershorin 2024

Të martën do të mbajë sërish mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët jugperëndimore. Përqendrimi i pluhurit të Saharasë nga veriu do të ulet. Mbetet i nxehtë me temperatura maksimale ndërmjet 34° dhe 39°, në Sofje – rreth 33°. Në..

botuar më 24-06-10 7.35.MD