Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ushtria ruse pushtoi mbi 70 për qind të Severodoneck

Foto: arkiv

Ofensiva ruse në Severodoneck vazhdon, dhe trupat e Moskës kontrollojnë pjesë të mëdha të qytetit. Por sipas inteligjencës britanike, ushtria ukrainase po zhvillon një kundërofensivë të suksesshme në rajonin Herson. Forcat ruse ishin të detyruar të hedhin në erë ura mbi lumin Ingulec për të ndaluar lëvizjen ukrainase.

Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski konfirmoi gjithashtu se ka pasur disa suksese në rajonin Herson, ku forcat ruse kanë një mbrojtje të thellë. Në një tjetër fjalim video në ditën e 97-të të luftës, Zelenski theksoi se sistemet e granatës me raketa që Kievi pret nga Shtetet e Bashkuara do të përdoren vetëm në territorin ukrainas.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bukuria e ëmbël në Etyde të Sheqerta në Zllatograd

Më 15 dhe 16 qershor, Zlatograd mirëpret edicionin e 8-të të Asamblesë së Sheqerit "Bullgaria ime". Do të mbahet një takim kombëtar i pastiçerëve dhe dekoruesve bullgarë. Do të hapet edhe ekspozita “Arti i sheqerit: Etydet e sheqerta në Zllatograd”...

botuar më 24-06-15 10.40.PD

Parashikimi i motit për 15 qershorin

Të shtunën e datës 15 qershor do të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e paradites vende-vende në rrafshnalta dhe ultësira dukshmëria do të jetë e zvogëluar. Pas mesditës, kryesisht mbi zonat lindore dhe malore do të zhvillohen vranësira, por nuk..

botuar më 24-06-14 7.40.MD
Atanas Zaprjanov

Qeveria e përkohshme po punon për paketën e ardhshme të ndihmës për Ukrainën

Qeveria e përkohshme po punon për të formuar paketën e ardhshme të ndihmës për Ukrainën, tha për BNR ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov pas përfundimit të një takimi të ministrave ushtarakë të vendeve të NATO-së. I pyetur për të komentuar fjalët e..

botuar më 24-06-14 6.17.MD