Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përvjetori i 100-të i lindjes së muzikantëve të njohur

Këngëtarja popullore Jordanka Ilieva dhe gajdexhiu Ilija Dimtrov – përfaqësues të muzikës origjinale trake dhe shope

Foto: arkiv

Gjëjamë e këndshme për mua ishte të këndoja. Punoja dhe këndoja njëkohësisht. Dija këngë dhe këndoja gjatë gjithë ditës, kudo që të isha, çfarëdo që të bëja”, rrëfen këngëtarja e madhe e krahinës së Trakisë Jordanka Ilieva. Ajo lindi më 22 gusht 1922 në fshatin Nedjallsko, rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Këtu ajo filloi studimet, si të thuash, në “shkollën e muzikës së të ëmës”, me këngët e punës së përditshme, ndejave dhe festave të fshatit.

Sopranoja e saj e bukur rikrijon ornamentikën e pasur trake dhe nuk lë askënd indiferent. Ajo ishti ndër këngëtarët e parë popullorë që bënë incizime në kompanitë e gramafonit “Simonavija”, “Orfe”, “Mikrofon”, e shoqëruar nga grupet e muzikantëve Radi Angellov dhe Ahmed Babakov. Në vitin 1943, pas një konkursi në Radion Kombëtare Bullgare (atëherë Radio Sofje), ajo u miratua për pjesëmarrje në eter ndërsa në vitin 1946 u bë bashkëpunëtore e rregullt dhe filloi të interpretojë këngët e saj trake në transmetimin në eter të programit “Ora e fshatit”. Interpretimet e saj i shoqëronte “Grupi Ugërçin”, ku në gajde luante edhe bashkëshorti i saj i ardhshëm Ilija Dimitrov. Jordanka Ilieva ishte një nga tetë këngëtaret e përzgjedhura nga mbi 400 kandidatë në Ansamblin e sapokrijuar Shtetëror për Këngë dhe Valle Popullore - Sofje. Ajo shpesh interpretonte pjesët solo, ishte edhe zëri i ansambleve të ndryshme të dhomës, me të cilët merrte pjesë në turne koncertesh nëpër botë. Ndër kolegët me të cilët punonte ishte edhe Todor Todorov, drejtor shumëvjeçar teknik i Ansamblit “Filip Kutev”

“Nga të gjithë këngëtaret që njoh në Ansambël, Jordanka Ilieva ishte më modeste, shumë e qetë - kujton Todor Todorov për Radio Bullgarinë. – Si këngëtare ishte shumë e mirë. Është interesante se me këngëtaren Vëllkana Stojanova kishin të njëjtat fate. Ashtu si ajo, atë e zbuluan në një tubim të krijimtarisë popullore në vitet 30-të të shekullit të kaluar dhe atëherë e ftuan të bëjë regjistrime të pllakave të gramafonit. Dhe fshatrat e dy këngëtareve janë në rajonin e qytetit Jamboll (Bullgaria Juglindore), 3 km nga njëri-tjetri. Në vitet 50-të të shekullit XX, kur shpallën konkursin për Ansamblin, ajo, ashtu si Vëllkana, ishte ndër këngëtaret e para të pranuara. Të dyve, si këngëtare me përvojë, iu besua formimi i më të rinjve.”

Më 30 tetor mbushen 100 vjet nga lindja e gajdexhiut Ilija Dimitrov, bashkëshort i këngëtares Jordanka Ilieva. Të dy u njohën përderisa punuan me “Grupin Ugërçin”, por u bënë familje derisa ishin në Ansambël.

“Ilija Dimitrov lindi në fshatin Çekançevo, bashkia e qytetit Gorna Malina të Bullgarisë Perëndimore – vazhdon Todor Todorov. - Tashmë në moshën 16-vjeçare, ai ishte një gajdexhi i njohur. Shfaqjet e tij në ansambël janë të lidhura me ekzekutimin prej mjeshtëri të ritmeve të krahinës së Shopëve. Shopët janë një grup etnografik në Bullgarinë Perëndimore. Ilija Dimitrov njihet edhe për incizimet e shumta të muzikës së kësaj krahine folklorike. Muzika e shfaqjes “Tubim në rajonin e Sofjes” - emblema e Ansamblit “Filip Kutev” është e bazuar në motivet e tij. Të dy bashkëshortët qëndruan në Ansambël deri në pension.”

Për “Fondin e Artë” të Radios Kombëtare Bullgare Jordanka Ilieva incizoi më se 70 këngë nga krahina e Trakisë. Trashëgimia folklorike e familjes së shquar dallohet për pastërtinë e jashtëzakonshme stilistike. Shfaqjet e tyre janë një shkollë e mrekullueshme kënge dhe instrumentale për ndjekësit e rinj, burim idesh për krijimtarinë e ardhshme.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kitaristi Angell Demirev prezanton muzikë origjinale në një koncert

Angell Demirev është një kitarist, muzika e të cilit thur motive etnike jo vetëm nga Bullgaria dhe Ballkani, por nga vende dhe kultura shumë më të largëta. Sipas tij, bëhet fjalë për kërkime shpirtërore dhe për komunikim me instrumentin. Edhe pse..

botuar më 24-04-16 11.35.PD

“Po vrapojmë” – një këngë për ata që zgjedhin rrugën e vështirë

Viti i kaluar ishte më se i suksesshëm për këngëtarin në zë Miro. Ndër projektet e realizuara janë turneu i shitur i këngëtarit, si dhe albumi i tij i titulluar “46”. Më 17 prill ai ka përgatitur një sfidë të re - një koncert të madh në sallën “Arena..

botuar më 24-04-15 8.10.PD

Mbi 1 000 interpretues të folklorit të Stranxhës këndojnë në konkursin "Me këngët e Zllatka Stavrevës"

Edicioni i dytë i Garës Kombëtare të Folklorit “Me këngët e Zllatka Stavrevës” mblodhi mbi 1 000 interpretues, njoftuan organizatorët e tij. Gjatë fundjavave, 13 dhe 14 prill, interpretues të moshave të ndryshme do të konkurrojnë në Qendrën e Kulturës në..

botuar më 24-04-13 9.05.PD