Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rusia sulmoi me raketa qytetet ukrainase

Foto: Pexels

Ditën e hënë filloi me një tjetër sulm masiv me raketa ruse në qytetet e Ukrainës. Të paktën dhjetë sulme u kryen kundër kryeqytetit Kiev. Shpërthime u dëgjuan në rajonet Harkiv, Krivoj Rog, Zaporozhie, Çerkask dhe Vinice, transmeton UNIAN.

Kjo ndodhi pas një sulmi me dronë ndaj anijeve ruse në portin e Sevastopollit, për të cilin pala ruse fajësoi Ukrainën. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov, në përgatitjen e sulmit morën pjesë specialistë britanikë që trajnuan ushtarakët e Qendrës Speciale të 73-të të Ukrainës për Operacione Detare. Sipas Moskës, e njëjta ndarje qëndron pas shpërthimit të gazsjellësve “Rryma Veriore 1” dhe “Rryma Veriore 2” më 26 shtator, njoftoi korrespondenti ynë Angel Grigorov nga Moska. Londra i mohoi këto akuza.

Pas këtij sulmi Rusia lajmëroi OKB-në se po pezullon zbatimin e marrëveshjes së grurit për një periudhë të pacaktuar kohore dhe kërkoi që një mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të thirret më 31 tetor.

Ndërkohë, Ukraina, Turqia dhe OKB-ja  ranë dakord për një plan për të lëvizur 16 anije përgjatë Korridorit Humanitar Detar të Detit të Zi më 31 tetor, si pjesë e Iniciativës së Drithërave  përmes Detit të Zi. 6 anije me mbi 186 mijë tonë drithë për Holandën, Britaninë e Madhe, Algjerinë, Xhibutin, Egjiptin dhe Turqinë u nisën të hënën në mëngjes nga 3 portet e Ukrainës, njoftoi Reuters.

Më shumë se 200 anije mallrash janë praktikisht të bllokuara për shkak të refuzimit të Rusisë për të përmbushur marrëveshjen për eksportin e grurit nga portet e Ukrainës, njoftuan nga Kievi.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kalin Stojanov

Mbi dy herë më shumë procedura paragjyqësore me sinjale për shkelje zgjedhore

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme deri më sot u pranuan 156 raporte për shkelje të Kodit Zgjedhor, njoftoi ministri teknik i punëve të brendshme Kalin Stojanov. Sipas tij, numri i raporteve është pothuajse i barabartë me numrin e paraqitur në..

botuar më 24-05-30 2.37.MD

Kazanllëk është i mbushur me të ftuar për Festën e Trëndafilit

Ka interesim të madh për edicionin e 121-të të Festës së Trëndafilit në qytetin e Kazanllëkut (Bullgaria Qendrore), tha për BTA nënkryetarja e bashkisë Srebra Kaseva. Agjencitë turistike kanë deklaruar vizita të grupeve nga e gjithë bota...

botuar më 24-05-30 11.51.PD

Bullgaria dërgon fregata dhe minapastrues për çminim në Detin e Zi

Qeveria ka autorizuar dërgimin dhe përdorimin jashtë zonës ujore prej 12 kilometrash të vendit deri në 4 anije luftarake të klasës së fregatave, me ekuipazh deri në 153 veta, dhe të klasës së çminimit – me një personel deri në 50 ushtarakë. Ato do..

botuar më 24-05-30 9.26.PD