Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Po e vazhdojmë ndryshimin” ftoi forcat parlamentare për të diskutuar prioritetet

Foto: BGNES

Kryetari i grupit parlamentar të “Po e vazhdojmë ndryshimin” Andrej Gjurov ftoi kryetarët e grupeve parlamentare në Këshillin e Kryesisë më 15 dhjetor me idenë për të diskutuar grafikun për shqyrtimin prioritar të projektligjeve që lidhen me Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, rritjen e pensioneve dhe pagave minimale, krijimin e një mekanizmi për hetimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe çështje të tjera.

“Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi nga forcat parlamentare që të qëndrojnë pas thirrjes drejtuar presidentit Rumen Radev për të siguruar kohë të mjaftueshme parlamentare përpara dorëzimit të mandatit të dytë, “në mënyrë që grupet politike në parlamentin e 48-të të tregojnë me veprat e tyre në sallë nëse janë gati të punojnë për një kabinet të rregullt ose duan ta shtyjnë vendin drejt zgjedhjeve të reja”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 29 majin 2024

Gjatë natës do të jetë kryesisht i qetë dhe reshjet e shiut do të ndalojnë përkohësisht në shumicën e zonave. Të mërkurën paradite retë do të thyhen. Rreth mesditës do të zhvillohen sërish vranësira dhe do të ketë reshje të shkurtra shiu..

botuar më 24-05-28 7.35.MD

Përplasje trenash në Stacionin Qendror Hekurudhor - Sofje, disa persona u plagosën

Dy trena u përplasën rreth orës 16:40 në Stacionin Qendror - Sofje, njoftoi për BNR qendra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Përplasja ka ndodhur mes një treni që duhej të nisej për në Plovdiv dhe një tjetër që po kryente manovra me..

rinovuar më 24-05-28 6.12.MD

Makineritë për votim jashtë vendit do të jenë gati brenda ditëve

Jashtë vendit po instalohen makinat e votimit për zgjedhjet kombëtare dhe ato të Parlamentit Evropian të 9 qershorit. Brenda pak ditësh ato do t'i jepen Ministrisë së Punëve të Jashtme për të transportuar në përfaqësitë tona diplomatike jashtë..

botuar më 24-05-28 3.21.MD