Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një program investimi në mbrojtje deri në vitin 2032 u paraqit në Kuvendin Popullor

Foto: arkiv

Një program investimi në fushën e mbrojtjes deri në vitin 2032 është paraqitur në parlament. Programi i ri, me rekomandimin e Legjislaturës së mëparshme të Kuvendit Popullor, grupon projektet nën 100 milionë leva në paketa kapacitetesh dhe ato mbi 100 milionë leva do të përshkruhen veçmas në mënyrë që deputetët të jenë të vetëdijshëm për atë që po miratojnë. Në propozimin e Këshillit të Ministrave specifikohen dy opsione financimi - me rritjen e kostove të mbrojtjes në 2.5% të PBB-së dhe me 2% prej tij.

Në dokument thuhet se burimi kryesor i financimit të projekteve është buxheti i mbrojtjes dhe shpenzimet e mbrojtjes nga buxheti qendror.Është planifikuar një rishikim vjetor i zbatimit të programit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 10°. Në mëngjes nëpër lugina do të ketë mjegull. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës mbi malet do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje..

botuar më 24-05-17 7.20.MD

Shumica e mbështet demokracinë, por ka pikëpamje kontradiktore për të

63 për qind e bullgarëve të rritur besojnë se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes. 19 për qind janë të mendimit të kundërt, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Trend”, të porositur nga Instituti “Shoqëria e Hapur” - Sofje. Besimi te..

botuar më 24-05-17 11.37.PD

Gjykata Kushtetuese konfirmoi ndërprerjen e koncesionit të terminalit “Rosenec”

Gjykata Kushtetuese e refuzoi kërkesën e presidentit Rumen Radev për të vërtetuar se ndërprerja e koncesionit të terminalit të naftës “Rosenec” bie ndesh me ligjin themelor. Vendimi i magjistratëve u mor njëzëri nga 10 gjyqtarët pjesëmarrës, thuhet..

botuar më 24-05-17 11.14.PD