Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prioritetet për diplomacinë bullgare janë anëtarësimi në Shengen dhe në Eurozonë

Maria Gabriel
Foto: mfa.bg

Në lidhje me Ditën e Diplomacisë Bullgare – 19 korrik, zëvendëskryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme Maria Gabriel prezantoi në Sofje prioritetet e diplomacisë bullgare. Ndër to, ajo vuri në dukje anëtarësimin aktiv të Bullgarisë në BE dhe NATO, duke theksuar se anëtarësimi në Shengen, Eurozonë dhe Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik janë në krye të agjendës së politikës së jashtme kombëtare.

“Politika e jashtme e ndjekur nga Bullgaria është rezultat i një përpjekjeje të koordinuar mbarëkombëtare, për të cilën zbatohet plotësisht parimi “Bashkimi e bën forcën”, tha ministrja.

Kryetari i Kuvendit Popullor, Rosen Zheljazkov, deklaroi se roli i diplomacisë bullgare është të ndihmojë në zgjidhjen paqësore të konflikteve dhe të mbrojë pozitat kombëtare në marrëdhëniet ndërkombëtare.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Presidenti Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nga Sofja

“Shpresoj që politikanët në Maqedoninë e Veriut ta kenë kuptuar se fushata zgjedhore përfundoi dhe nëse deklaratat dhe sjellja e tyre destruktive kthehet në veprime reale, kjo do të thotë ta shtyjnë vendin e tyre drejt izolimit dhe largimit nga BE-ja,..

botuar më 24-05-17 4.50.MD

Njerëzit me pasaporta bullgare në Maqedoninë e Veriut votuan si për partinë në pushtet ashtu edhe për opozitën

Më 8 maj, në Maqedoninë e Veriut u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Para votimit, një nga publicistët kryesorë shqiptarë në vend i quajti bullgarët "jetimët" në fushatën zgjedhore, sepse..

botuar më 24-05-12 9.55.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Edi Rama kërkon një vend në Athinë për të takuar diasporën shqiptare Të gjitha partitë në Greqi kanë deklaruar se vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Athinë është e padëshirueshme. Ai kërkon të takohet me diasporën shqiptare më 12..

botuar më 24-05-11 5.55.PD