Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ukraina po zhvillon bisedime me Turqinë dhe Rumaninë për sigurinë në Detin e Zi dhe po fton gjithashtu Bullgarinë

Nikollaj Denkov dhe Volodimir Zelenski
Foto: BGNES

Në Athinë, në kuadër të një takimi për Ballkanin Perëndimor, kryeministri Nikollaj Denkov ka biseduar me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski. Kreu i shtetit ukrainas falënderoi edhe një herë kryeministrin Denkov për ndihmën e dhënë nga Bullgaria për Ukrainën. Denkov kujtoi se tashmë ka një vendim të qeverisë bullgare për dërgimin në Ukrainë të njëqind transportuesve të blinduar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ratifikimi nga parlamenti pritet ta përfundojë procedurën. Presidenti ukrainas ngriti çështjen e përpjekjeve të vendeve anëtare të NATO-s në Detin e Zi për të garantuar sigurinë në Detin e Zi. Ukraina tashmë po zhvillon bisedime për këtë temë me Turqinë dhe Rumaninë dhe ka ftuar Bullgarinë t'i bashkohet.

Zelenski konfirmoi gjithashtu interesin e Ukrainës për blerjen e dy reaktorëve bullgarë nga termocentrali i dytë i parealizuar "Belene" dhe pajisjet e tyre. Ministria e Energjisë është duke bërë vlerësimin e aseteve, sqaroi kryeministri. Pajisjet janë prodhuar nga koncerni rus "Rosatom".

Në takimin në Athinë u tha se BE-ja, Greqia, vendet e Ballkanit Perëndimor, Bullgaria, Rumania dhe Moldavia mbështesin arritjen e paqes së qëndrueshme në Ukrainë bazuar në planin e paqes të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski. Përveç liderëve të vendeve të listuara, në aktivitet morën pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, Ursula von der Leyen dhe Volodimir Zelenski.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Bliri i Artë" bashkon 50 filma nga 18 vende në Stara Zagora

Nga data 1 deri më 5 qershor në Stara Zagora po mbahet edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Kinemanë e Re Evropiane “Bliri i Artë”. Do të shfaqen 50 filma nga 18 vende, duke përfshirë filma të regjisorëve Nuri Bilge Ceylan,..

botuar më 24-06-02 7.15.PD

Një ceremoni me fishekzjarrë në qytetin e Vracës në kujtim të Hristo Botevit

Trupat e ushtrisë bullgare do të marrin pjesë në aktivitetet solemne në kujtim të poetit revolucionar Hristo Botev dhe të të vrarëve për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë, të cilat do të mbahen në të gjithë vendin. Më 1 qershor do të..

botuar më 24-06-01 5.05.PD

Për 75% të fëmijëve, prioritet në arsim duhet të jenë aftësitë për jetën

Deri më 31.12.2023, në Bullgari ka 1 104 198 fëmijë nën moshën 17 vjeç, ose 17,1% e popullsisë së përgjithshme. Këtë e tregojnë të dhënat e përgatitura nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe UNICEF-i i Bullgarisë, me rastin e 1 qershorit –..

botuar më 24-05-31 8.05.MD