Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po fillon ndërtimi i Uzinës së Përpunimit të Bimëve

Foto: BTA

Kryeministri Nikollaj Denkov ishte një mysafir zyrtar në gërmimin e parë simbolik të Uzinës së Përpunimit të Bimëve në Plovdiv. Para kësaj, ai vizitoi uzinën e “Schneider Electric Bulgaria” në fshatin Radinovo - ndërmarrja e parë në vendin tonë që zëvendësoi ngrohjen me gaz me një pompë nxehtësie. Kryeministri do të takohet me pronarët dhe menaxherët e kompanive në “Zonën Ekonomike të Trakisë”, dhe do të marrë pjesë në Konferencën “Luginat rajonale të inovacionit për ekonominë biologjike dhe sistemet ushqimore” në Universitetin Agrar në Plovdiv. Ai do të përurojë gjithashtu ndërtesën e re të Qendrës së Biologjisë dhe Bioteknologjisë Sistematike të Bimëve, e ndërtuar në kuadër të projektit Evropian PlantaSIST.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 10°. Në mëngjes nëpër lugina do të ketë mjegull. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës mbi malet do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje..

botuar më 24-05-17 7.20.MD

Shumica e mbështet demokracinë, por ka pikëpamje kontradiktore për të

63 për qind e bullgarëve të rritur besojnë se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes. 19 për qind janë të mendimit të kundërt, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Trend”, të porositur nga Instituti “Shoqëria e Hapur” - Sofje. Besimi te..

botuar më 24-05-17 11.37.PD

Gjykata Kushtetuese konfirmoi ndërprerjen e koncesionit të terminalit “Rosenec”

Gjykata Kushtetuese e refuzoi kërkesën e presidentit Rumen Radev për të vërtetuar se ndërprerja e koncesionit të terminalit të naftës “Rosenec” bie ndesh me ligjin themelor. Vendimi i magjistratëve u mor njëzëri nga 10 gjyqtarët pjesëmarrës, thuhet..

botuar më 24-05-17 11.14.PD