Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë

Ngjyra dhe emocione përcollën pakicat kombëtare në Shqipëri

Liderët e BE-së dhe ata të Ballkanit Perëndimor u mblodhën në Tiranë, për të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit, i cili zhvillohet për herë të parë në një vend joanëtar. Në momentin e shkrepjes së fotos zyrtare, liderët botërorë patën mundësinë të shijojnë për pak minuta një prezantim të përgatitur nga 9 pakicat kombëtare në Shqipëri. Ata përcollën emocione shumë të bukura tek të gjithë fal bukurisë së kostumeve të tyre popullore, kërcimeve dhe energjisë së tyre. Ky aktivitet u organizua nga Komiteti për Pakicat Kombëtare në Republikën e Shqipërisë dhe të gjithë pjesëmarrësit nga 9 pakicat kombëtare të Shqipërisë.


Nxënësit nga Shkolla e Mesme e Bashkuar në Shishtavec, Kukës me këcimin e tyre prezantuan minoritetin bullgar në Shqipëri. Përfaqësuesja e komunitetit bullgar znj. Milena Selimi ndihmoi në organizimin e grupit dhe prezantimin e tyre në takimin e Procesit të Berlinit. Nxënësit e minoritetit bullgar ishin të parët që i dhanë mirëseardhjen artistike pjesëmarrësve nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor. Me kostumet e tyre karakteristike të bukura dhe shumëngjyrëshe të endura nga duart e gjysheve dhe nënave të tyre, me lëvizjet e lehta dhe ritmike, ata dhuruan një performancë të bukur dhe magjepsëse me flamujt bullgar dhe shqiptar në duar. Këta të rinj dhe të reja e përfaqësuan shkëlqyeshëm minoritetin bullgar në Shqipëri.

                                

Foto: zj. Milena Selimi (Përfaqësuese e Pakicës bullgare në Komitetin për Pakicat Kombëtare)


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ursula von der Leyen vizitoi Plovdivin dhe citoi Botevin

Kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen, u takua me banorët e Plovdivit. Vizita, e cila u zhvillua të dielën në Teatrin Antik në qytet, është pjesë e turneve në vendet anëtare të BE-së të kandidatëve kryesorë për presidentin e ardhshëm të..

botuar më 24-06-03 2.23.MD

Ivan Nikollov nga Bosilegradi u nderua me Urdhrin më të lartë Bullgar

Bullgaria është shtytësi kryesor i integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse ne e kuptojmë se sa i rëndësishëm është ky integrim për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të rajonit. Por ne qëndrojmë fort në..

botuar më 24-06-03 12.58.MD

A stigmatizohen fëmijët me autizëm në Bullgari?

Në mbarë botën, çrregullimet e spektrit të autizmit po rriten në një progresion gjeometrik. Bullgaria nuk bën përjashtim në këtë drejtim. Dhe nëse më shumë se një dekadë më parë një në 10 000 fëmijë në mbarë botën diagnostikohej me autizëm, sot..

botuar më 24-06-03 7.05.PD