Ministri i punëve të brendshme Kalin Stojanov zhvilloi një takim pune me homologun e tij austriak Gerhard Karner. Tema kryesore e bisedës së tyre ishte migrimi i paligjshëm dhe bashkëpunimi ndërmjet strukturave policore të Austrisë dhe Bullgarisë. Stojanov theksoi se falë riorganizimit të punës së Policisë Kufitare dhe bashkëpunimit të mirë me palën turke, numri i emigrantëve të paligjshëm të kapur në kufirin bullgaro-turk ka rënë mbi dy herë. “Ne morëm një vlerësim shumë të lartë për aktivitetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në veçanti të Policisë Kufitare për rezultatet e arritura deri më tani. Po vazhdojmë të punojmë aktivisht për të ndryshuar qëndrimin e Austrisë në lidhje me anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen”, komentoi pas takimit ministri Kalin Stojanov. Ai theksoi se arsyet për "JO"- në e deritanishme të Austrisë nuk qëndrojnë në aktivitetin e shërbimeve bullgare, por në funksionimin e dobët të zonës aktuale Shengen.
Në Sofje u nënshkruan dy kontrata kryesore për ndërtimin e pjesëve të Korridorit Vertikal të Gazit, gjë me të cilën praktikisht fillojnë aktivitetet reale për rritjen e kapaciteteve midis Greqisë dhe Bullgarisë dhe Bullgarisë dhe Rumanisë. Pas..
Me një epërsi prej afro 10%, GERB-SDS kryeson renditjen e miratimit të votuesve që do të votojnë për parlamentin kombëtar dhe atë evropian më 9 qershor, sipas një studimi të "Alpha Research". Informacioni u mblodh nga data 1 deri më 4 qershor..
Nuk është ende e qartë se kush do ta përfaqësojë vendin tonë në samitin e NATO-s, i cili do të mbahet në mes të korrikut në Uashington, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev . Ai shpreson se deri atëherë do të ketë një qeveri..
E mërkura do të jetë kryesisht me diell. Në orët e pasdites do të zhvillohen vranësira dhe do të ketë reshje shiu në shumë vende në Bullgarinë..
Blerja e sistemit raketor të artilerisë Himars, për fat të keq, nuk është pjesë e perspektivës imediate të ushtrisë bullgare, tha zëvendësshefi i..
Perceptimi i nivelit të korrupsionit në Bullgari mbetet shumë i lartë, komentoi Jeff Gotlijb, përfaqësues rajonal i Fondit Monetar Ndërkombëtar për..