Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon Plovdiv Jazz Fest në qytetin e Plovdivit

Foto: plovdivjazzfest.com

Nga data 27 deri më 29 tetor do të mbahet edicioni i radhës i Plovdiv Jazz Fest. Në mesin e muzikantëve nga Bullgaria, Austria, Italia, SHBA dhe Brazili, të cilët do të vizitojnë qytetin bullgar, është një fitues i çmimit Grammy dhe 24 muzikantë të nominuar për çmimin prestigjioz muzikor.

Adhuruesit e muzikës do të kenë mundësinë të dëgjojnë pianistin e njohur Joey Calderazzo (më 29.10), së bashku me saksofonistin e shkëlqyer Miguel Zenon me 11 nominime për çmimin Grammy, tre kitaristë të shquar Julian Lage, Wolfgang Muthspiel dhe Chico Pinheiro, pianisten dhe këngëtaren italiane Francesca Tandoi dhe dyshjen e jashtëzakonshme Veselin Veselinov-Eko dhe Milen Kukosharov  - Das Weltschmerz Duet.


Në skenën e Shtëpisë së Kulturës "Boris Hristov" nga ora 20:00 çdo natë festivali do të prezantohen dy koncerte. Vëmendje e veçantë i kushtohet xhazit instrumental, përdorimit të kitarës në xhaz dhe koncerteve të dhomës.

Më 27 tetor, e premte - kontrabasisti Veselin Veselinov - Eko, i cili këtë vit feston 60 vjetorin e tij, do ta marrë çmimin për kontribut të përgjithshëm në xhaz.

Pjesë e programit të Plovdiv Jazz Fest është një ngjarje paraprake. Një ditë para hapjes, më 26 tetor, në orën 19:30 në Studion e Parë të Radio Plovdivit, pianisti Dimitër Bodurov do ta festojë ditën e tij të emrit me një koncert të Trios Bodurov.

Trioja Bodurov

Dimitër Bodurov është një pianist xhaz me origjinë bullgare, i cili jeton dhe punon në Holandë. I ndikuar fuqishëm nga folklori i vendit të tij të lindjes, ai krijon muzikë duke e kombinuar muzikën popullore bullgare me kompozimin klasik. Një shembull i mrekullueshëm për këtë është interpretimi i tij i këngës popullore "A je tulipan, a je zymbyl" - pjesa "Tulipani" nga albumi i Bodurov Trio ""Stamps From Bulgaria" " nga viti 2008.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Samsara" – projekti më i ri i muzikantit Angell Djullgerov

Angell Djullgerov është një kitarist, autor i muzikës, aranzhues dhe producent muzikor. Vitet e fundit ai është një nga figurat më domethënëse në projektet e shumicës së muzikantëve më të suksesshëm bullgarë. Ai gjithashtu merr pjesë në një sërë..

botuar më 24-05-20 8.15.PD

Kënga “Dy Zemra” e Kris Gran me video

Pasi në tregun muzikor doli albumi debutues i këngëtarit Kris Gran "Dy Zemra", ai prezantoi edhe videon e këngës titulluese. Interpretuesi i ri vet e krijoi muzikën dhe tekstin enkas për koleksionin e tij të autorit. "Zgjodha këtë këngë për të..

botuar më 24-05-17 2.25.MD
Angell Zaberski dhe Big Bendi i BNR-së

“Mirëmbrëma, xhaz!” – koncert i Big Bendit të Radios Kombëtare Bullgare

Një tjetër festë xhazi po përgatitet nga Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me koncertin “Mirëmbrëma, xhaz!”. Më datë 16 maj, të enjten, në Studion e Parë të BNR-së do të tingëllojnë vepra të njohura të xhazit si dhe kompozime dhe..

botuar më 24-05-15 9.05.PD