Shpenzimet e mbrojtjes, porositë e avionëve luftarakë amerikanë F-16 për Forcat Ajrore Bullgare, politikat mbrojtëse të Evropës, dyshimet për anashkalimin e sanksioneve energjetike kundër Rusisë, stabiliteti i demokracisë në Bullgari. Këtyre pyetjeve të nxehta iu përgjigj kryeministri Nikollaj Denkov në programin “Hard Talk” të BBC, të transmetuar mëngjesin e 20 shkurtit.
Denkov siguroi se Sofja po bën gjithçka që është e mundur për të parandaluar anashkalimin e sanksioneve kundër Rusisë. Lidhur me dyshimet për aktivitetet e "Lukoil - Neftohim", Denkov vuri në dukje se shpesh bëhen deklarata, të cilat më pas nuk mbështeten me prova. “Në nivel kombëtar, në kuadrin e rregulloreve evropiane, ne po bëjmë gjithçka që është e nevojshme, rrjedhim i këtyre kërkesave, por kjo nuk mjafton, sepse problemi është në radhë të parë në nivel evropian dhe jo aq në nivel të vendeve individuale, përfshirë Bullgarinë”, tha Denkov.Presidenti Rumen Radev e cilësoi si "të paarsyeshme" që qeveria bullgare të tregojë hezitim sa i përket qëndrimit të vendit tonë në OKB për gjenocidin në Srebrenicë. “Qëndrimi i Bullgarisë duhet të jetë shumë i qartë, duke afirmuar vlerat dhe..
Për herë të parë në historinë e Meksikës, një grua presidente, Claudia Sheinbaum, është në krye të vendit. "Për herë të parë në historinë 200-vjeçare të republikës, unë do të jem presidentja e parë femër e Meksikës," u tha mbështetësve të saj..
Reagime të stuhishme në Ballkan pas rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë Reagime të stuhishme në Ballkan shkaktoi rezoluta e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë, me të cilën 11 korriku u shpall Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të..
Presidenti Rumen Radev e cilësoi si "të paarsyeshme" që qeveria bullgare të tregojë hezitim sa i përket qëndrimit të vendit tonë në OKB për..
Për herë të parë në historinë e Meksikës, një grua presidente, Claudia Sheinbaum, është në krye të vendit. "Për herë të parë në historinë 200-vjeçare..